Si të shpenzoni më pak dhe të përfitoni më shumë nga regjimi juaj i bukurisë

Life style

Si të shpenzoni më pak dhe të përfitoni më shumë nga regjimi juaj i bukurisë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Flokët

Mos ndiqni një plan strikt për larjen e flokëve. Nëse e shihni se flokët nuk janë të pistë dhe duken në rregull mund t’i lani një ditë tjetër. Gjithashtu shmangni sa më shumë fjetjen me flokë të lagur, sepse kur floku është i lagur është më shumë i predispozuar për t’u dëmtuar. Nëse lani flokët në darkë duhet që t’i thani patjetër me tharëse. Gjithashtu asnjëherë mos i mbani maskat e flokëve gjatë natës. Nuk duhet t’i prisni flokët çdo 6 ose 8 javë, vetëm në ato raste kur keni një model që u duhet t’i prisni shpesh. Një prerje e mirë flokësh duhet të mbajë për 3-4 muaj dhe gjatë kësaj kohe përdorni vaj flokësh për majat. Nëse balsami i flokëve po mbaron më shpejt se shampoja, kjo do të thotë se po përdorni më shumë seç duhet. Aplikoni më pak balsam dhe shpërndajeni nëpër flokë me një krehër kështu do të kurseni para dhe do të keni rezultate më të mira.

Lëkura

Është shumë e rëndësishme që ta pastroni gjithmonë fytyrën nga makeup-i me ujë. Por ju mund të bëni pastrimin edhe me produkte si ujë dhe vaj pastrues. Ka një mit që ekziston kudo, sipas të cilit ju duhet vazhdimisht t’i ndryshoni produktet e lëkurës. Në fakt disa studime tregojnë se regjimi i njëjtë i produkteve mund të jap më shumë rezultat. Mos shpenzoni shumë para për të blerë maska nga më të ndryshmet për lëkurën, sepse më e mira është t’i vizitoni një dermatolog që do t’u përcaktoj saktë se çfarë duhet të përdorni.

Make-Up

Mos shpenzoni para në blerjen e furçave të pastrimit të makeup-it, sepse pak shampo bebi dhe një ujë i nxehtë mjafton për të bërë pastrimin. Pastrojini furçat pas disa javësh që ato të mos kthehen në të papërdorshme. Përdorni sa më pak pudër vetëm në ato rastet kur u duhet të mbuloni aknet apo kur keni ndonjë problem tjetër dhe në këtë mënyrë kurseni para dhe ngjani më natyrale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat