Jepini shkëlqim fytyrës suaj me lëkurë portokalli, ja si

Life style

Jepini shkëlqim fytyrës suaj me lëkurë portokalli, ja si

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Pasi keni shijuar frutin e portokallit, shumica prej nesh e flakim tutje lëkurën e tij.

Por, duke bërë këtë ne humbasim shumë përfitime, sepse lëkura e tij është e veçantë për bukurinë dhe përdorime të tjera.

Të pasur me vitamina A dhe C, kalcium, magnez, fosfor dhe plot lëndë të tjera ushqyese, ai e përmirëson tërësisht lëkurën e fytyrës.

Ja një recetë për t’a përdorur:

Përbërësit:
2 lugë çaji lëkurë portokalli pluhur
2 lugë kos
1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Shtojini të gjithë përbërësit në një tas qelqi dhe përziejini së bashku duke krijuar me to një pastë.
Aplikojeni këtë maskë natyrale në fytyrë dhe në qafë, duke i masazhuar butësisht me lëvizje rrethore.
Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajini me ujë të ngrohtë.
Përdoreni këtë maskë 2 deri në 3 herë në javë.
Me këtë maskë do të dalloni një shkëlqim në fytyrën tuaj, duke harruar pikat e zeza dhe aknet që kishit para se ta përdornit këtë maskë tërësisht me përbërës natyralë dhe të shëndetshëm, shkruan Shije.
Shënim: Për të përgatitur pluhurin e lëkurës së portokallit, duhet që ta qëroni atë 3 ditë përpara, në mënyrë që ajo të ketë mundësi të thahet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat