Si të luftoni mendimet e këqija me vetëm 3 mënyra

Life style

Si të luftoni mendimet e këqija me vetëm 3 mënyra

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:53
Ilustrim

Në momente ankthi, na krijohet ndjesia se s’do të mund të dalim kurrë prej aty. Megjithatë ka disa mënyra të thjeshta që na ndihmojnë të heqim dorë nga mendimet e këqija, të cilat do ju hyjnë në punë sipas ‘Woman’s Health’”

1. Hilja e akullit

Mbani një qese akulli në pjesën poshtë syve për 30 sekonda. Kjo mund t’ju shpërqëndrojë mendjen nga mendimet e këqija pasi i ftohti nxit reflekset në sistemin nervor, duke ulur shpejtësinë e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës. Diçka e tillë do t’ju rikthejë në gjendje qetësie.

2.Hilja e plehrave

Në një letër shkruani të gjitha mendimet negative dhe pyeteni veten në mënyrë të sinqertë nëse këto mendime përkojnë me realitetin tuaj. Studimet kanë treguar se mendimet e këqija na bëjnë të ndihemi keq dhe aktivitete të tilla na ndihmojnë të identifikojmë nocionet e dëmshme dhe të mendojmë në mënyrë më objektive.

3. Hilja e shkallëve

Uluni në një pozicion të rehatshëm, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Mendoni sikur po zbrisni një palë shkallë spirale dhe vizualizoni çdo detaj, që nga drita, ndjesia e hedhjes së hapit dhe ajo e prekjes së parmakut. Sa më shumë të fokusoheni tek ky ushtrim, aq më pak vend do të ketë në mendjen tuaj për mendime të kota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat