Hapat e nevojshëm që duhet të ndiqni nëse doni të shpëtoni nga hija e ish-it

Life style

Hapat e nevojshëm që duhet të ndiqni nëse doni të shpëtoni nga hija e ish-it

Më: 22 janar 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

Pas një ndarjeje duket sikur jeta mori fund, ti s'ja del dot pa praninë e tij dhe gjithçka bëhet dyfish më e vështirë. Sigurisht që këto ndjesi janë momentale, sepse jeta vazhdon dhe ti ndoshta do t'ja dalësh edhe më mirë dhe më shpejt pa të, por për të arritur këtu s'duhet ta lini të shkuarën t'ju mbysë.

Përse ka gjasa të ndodhë kjo? Sepse mendja jonë refuzon të ndahet nga diçka që e ka konsideruar shumë të rëndësishme për një kohë të gjatë, por gjithsesi ka disa mënyra që mund t'ju ndihmojnë të bëni këtë shkëputje.

1- Mos frekuentoni të njëjtat vende

Për pak kohë kërkoni të shmangni vendet ku e dini se gjeni ish-partnerin tuaj, sepse duke e parë atë çdo ditë do të jetë edhe më e vështirë për ta harruar.

2- Mos lejoni të trazoheni nga kujtimet

Kujtimet janë të rëndësishme dhe të bukura, por ta bllokosh veten në dhomë me muzikë ndarjeje në sfond dhe një kuti me fotot tuaja, nuk është mënyrë më e mirë për të dalë nga një situatë të tillë.

3- Humbisni mendjen

Mënyra më e mirë për të bërë që koha të jetë në një mendje me ty është të dilni me miqtë, të merreni me sport, të nisni të lexoni shumë libra dhe të gjeni pasione të reja.

4- Flisni me atë

Nëse mendoni se keni ende diçka për të zgjidhur dhe folur me ish-partnerin, kërkoni shpjegime ose bëni gjithçka që të jeni të sigurtë se keni sqaruar gjithçka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat