Mëkati më i madh që mund t'i bëni vetes gjatë orëve të vona, është ky

Life style

Mëkati më i madh që mund t'i bëni vetes gjatë orëve të vona, është ky

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:56
Foto Ilustrim

Të gjithëve iu ka ndodhur që të jenë zgjuar në mes të natës dhe të kenë ngrënë diçka. Me siguri e dini që është një zakon i tmerrshëm, por ajo që s'dini është se duhet të hiqni menjëherë dorë. Studimet e fundit tregojnë se të hani vonë në darkë, ka efekte negative në fizikun dhe shëndetin tuaj mendor.

1. Mund të filloni të hani më shumë seç duhet.

Njerëzit që hanë në mesnatë, nuk kanë të njejtin oreks në mëngjez si njerëzit e tjerë. Sipas një studimi, këta njerëz kanë tendencë të konsumojnë më tepër ushqim gjatë ditës. Gjithashtu, dihet që në mesnatë askush nuk e merr mundimin të gatuajë, por konsumon gjëra të shpejta që mund të gjejë në frigorifer, kaloritë e të cilave janë më të vështirë për t’u djegur nga trupi juaj.

2. Ndikon në kujtesën tuaj.

Të hani ushqime atëherë kur supozohej se duhet të flinit, mund të ndryshojë aftësinë tuaj për të kujtuar gjërat me saktësi të nesërmen. Kjo pasi trupi juaj është i përgatitur që gjatë atyre orëve të jetë në gjum dhe jo aktiv, prandaj ushqimet e orëve të vona sjellin një çrregullim të memories tuaj.

3. Ndikon në përqëndrimin tuaj.

Konsumimi i ushqimeve në mes të natës, sidomos nëse jeni përgjumësh, ngadalëson reagimet e trurit. Ju nuk keni vëmendjen e duhur dhe kryeni veprime thuajse të pavetëdijshme. Gjithashtu, përsëritja e kësaj gjëje shpesh herë sjell mungesë vëmendjeje gjatë ditëve në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat