Për të mirën tuaj, filloni të luani video-lojëra

Life style

Për të mirën tuaj, filloni të luani video-lojëra

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Të jesh i fiksuar pas video lojrave vjen me goxha disavantazhe; sy të lodhur, dhimbje koke, qëndrim i gjatë ulur, e shumë të tjerë, por jo një mendje jo e zhdërvjellët! Bazuar në studimet e fundit, ekspertët kanë arritur në përfundim se video lojrat mund t'i bëjnë më shumë mirë sesa keq shëndetit tonë.

Për këtë eksperiment u deshën 33 njerëz të moshave nga 55-75 vjeç, të cilët u ndanë në 3 grupe. Grupit të parë ju kërkua të luante Mario 64 për 30 minuta gjatë ditës, grupit të dytë ju dha leksione pianoje, ndërsa grupit të tretë nuk ju kërkua asnjë detyrë e caktuar.

Pas 6 muajsh, rezultoi se individët e grupit të parë, ata që luajtën video lojra pësuan ndryshime në shëndetin mendor. Ndikimi pozitiv në tru bëri që kujtesa afatshkurtër të përmirësohej njësoj si dhe shëndeti mendor.

Sipas ekspertëve të American Association of Psychology,  duke luajtur video lojra, njerëzit mund të ndryshojnë shpejt humorin, të çlirojnë stresin, ankthin dhe të qetësohen. Doni dhe një tjetër arsye? Lojra të tilla, ka gjasa t'ju bëjnë edhe më të zgjuar dhe më të zhdërvjellët në zgjidhjen e problemeve të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat