Dermatologia e yjeve të famshme, Christie Kidd, zbulon: Vetëm kështu do t’i eliminoni aknet dhe do të përmirësoni tenin tuaj!

Life style

Dermatologia e yjeve të famshme, Christie Kidd, zbulon: Vetëm kështu do t’i eliminoni aknet dhe do të përmirësoni tenin tuaj!

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:33
Dr. Christi Kidd

Nëse keni telashe me një ten të pabarabartë dhe akne, këshillat e mjekes Kidd do t’ju ndihmojnë

Ajo është dermatologe e bukurosheve të famshme dhe ka arritur ta çojë deri në perfeksion lëkurën e fytyrës së Kendall Jenner. Kjo manekine vite me radhë ka luftuar me tenin e saj të keq dhe me puçrra.

Dr. Christi Kidd ka arritur t’i zgjidhë të gjitha problemet e saj.

Dr. Kidd ka zbuluar që kur është fjala për lëkurën e papastër edhe gabimet më të vogla mund ta përkeqësojnë gjendjen.

Në rastin e këtillë duhet qenë shumë të kujdesshme dhe të zgjidhen në mënyrë të mençur produktet.

“Pilingët, brushat për pastrim, të cilat aktualisht janë shumë të popullarizuara edhe peshqirët e vrazhdë nuk duhet përdorur. Në atë mënyrë do ta irritoni lëkurën”, thotë ajo.

“Shpesh kërkojnë ndihmën time femrat të cilat kanë lëkurë problematike. E përbashkëta e tyre është se ato përdorin shumë produkte, duke besuar se ju ndihmojnë. Realiteti është se kjo është pikërisht ajo që ato i bëjnë më shumë dëm lëkurës.”

Përdorni produkte të thjeshta që funksionojnë – pastruesit e fytyrës me një strukturë xhelatinoze, maska hidratuese, si dhe kremra hidratues që kontrollojnë sekretimin e sebumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat