Një studim shkencor ka treguar sa herë vuan femra nga dashuria para se të takojë shpirtin binjak?

Life style

Një studim shkencor ka treguar sa herë vuan femra nga dashuria para se të takojë shpirtin binjak?

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Femrat mesatarisht dashurohen me 15 meshkuj, ndërtojë dy herë lidhje afatgjata dhe po ashtu fuqishëm vuajnë para se të njohin shpirtin binjak. Atë për gjithë jetën

Kështu ka konstatuar studimi britanik në të cilin kanë marrë pjesë 2.000 persona, që është bërë për nevojat e shkrimit të romanit The Rosie Project të autorit Graeme Simsion

Shkencëtarët kanë arritur deri te konstatimi që mesatarisht katër herë femra përjeton fiasko në dashuri, përkatësisht ka takim të keq, derisa dy herë do të jetë e braktisur dhe zemra do t’i thyhet para se të takojë njeriun e jetës së vet.

Hulumtimi ka treguar edhe që deri te ai moment do të jetojë me një partner dhe do të ketë katër lidhje për një natë.

Në bazë të rezultateve të studimit, hulumtuesit kanë përfunduar që femrat gjatë jetës dalin në shtatë takime të planifikuara dhe në dy takime “kuturu” me personin të cilin e njohin nëpërmjet internetit.

Dallimi më i madh midis mashkullit dhe femrës, të cilin e ka treguar ky hulumtim, është në numrin e partnerëve seksualë – derisa meshkujt mesatarisht kanë dhjetë, ndërkaq femrat shtatë.

Studimi gjithashtu ka treguar që meshkujt kanë gjashtë lidhje nga të cilat dy zgjasin më shumë se një vit, ndërkaq femrat pesë.

Pjesëtarët e të dy gjinive së paku një herë në jetë janë të tradhtuar, mirëpo po aq herë mesatarisht i tradhtojnë partneret. Derisa 95 për qind e femrave besojnë në dashurinë e vërtetë, meshkuj besnikë janë 88 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat