Për të gjithë ata që rregullojnë krevatin në mëngjes, kemi një lajm të keq

Life style

Për të gjithë ata që rregullojnë krevatin në mëngjes, kemi një lajm të keq

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Dita e mirë duket që në mëngjes... të paktën kështu besohet ! Por na është thënë që në moshë të herët që detyra e parë që duhet të bëjmë sapo dita zbardh, është rregullimi i krevatit. Por duket se na kanë mësuar gabim! Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj … Po krevati ? Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije. Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit.

Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe para disa vitesh, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar. Tema erdhi sërisht në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër.

Të gjitha këto mikroorganzima kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh. Kemi krijuar mjedisin ideal për lulëzimin e mikroorganizmave.

Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambjent me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat