Si të jesh i përqendruar te dashuria?

Life style

Si të jesh i përqendruar te dashuria?

Më: 29 janar 2021 Në ora: 06:23
Ilustrim

Një mënyrë për të qenë syhapur është të “luash: me mendjen tënde”, duke i bërë pyetje si:

-Çfarë mund të dua nga këto që shoh?

-Sa gjëra mund të shoh nga ato që dua?

-Çfarë  tjetër më emocionin?

Çfarë më entuziazmon nga këto që shoh?

-Çfarë nga këto që shoh hyn te pasionet e mia?

Kur i bën vetës këto pyetje, mendja jote nuk mund të bëjë ndryshe, veç të fillojë të punojë për përgjigjet.

Në mënyrë të menjëhershme i ndalon të gjitha mendimet e tjera dhe përqendrohet te përgjigjet.

Sekreti qëndron në faktin se duhet ti bësh vetes pyetje rregullisht.

Sa më shumë pyetje, aq më shumë nën kontroll do ta kesh mendjen tënde.

Mendja jote do të punojë për ty, dhe ju kundër teje, duke bërë atë që dëshiron.

Nëse nuk e mban mendjen tënde nën kontroll, ajo do të lëshohet  si një terren mallrash tatëpjetë malit pa shofer.

Shoferi je pikërisht ti, kështu që merr kontrollin dhe drejtoje atë, duke i treguar se nga do të shkosh.

Mendja jote lëshohet, vetëm në rast së ti e lë të lirë atë.

Mendja jote vepron si një armik, për të gjithë ata që nuk e kanë nën kontroll.

Mendja jote është një mjet magjik i plotfuqishëm, por duhet ta kesh nën kontroll. Ti dëshiron që mendja jote do të të ndihmojë të duash, dhe jo të shpërqendrohesh nga mendimet pa kontroll.

Nuk duhet shumë për ta trajnuar mendjen që të përqendrohet te dashuria.

Kur kjo të ndodhë , do të shohësh se si do të ndryshojë jeta jote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat