Zbulohet ‘çelësi’, pesë gjërat që jua mbajnë gjallë pasionin në shtrat janë…

Life style

Zbulohet ‘çelësi’, pesë gjërat që jua mbajnë gjallë pasionin në shtrat janë…

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Jeni në një marrëdhënie? Nëse po, kjo është fantastike. Akoma më bukur do të ishte nëse kjo marrëdhënie do të kishte më shumë pasion. Ka munguar pasioni në dhomën tuaj të gjumit?

Sipas “Psychology Today”, Dr. Justin Lehmiller organizoi një studim me plot 40,000 persona dhe arriti të gjente se cilat janë pesë ndryshimet e mëdha mes çifteve që gjithmonë kanë një jetë seksuale të nxehtë e pasionante dhe atyre që flaka e pasionit u është shuar kohë më parë.

Ata që vazhdojnë të mbajnë pasionin gjallë në shtrat kanë shumë gjasa të bëjnë këto pesë gjëra shumë të rëndësishme

Kalojnë më shumë kohë përgatitore për të ardhur në qejf.

Praktikojnë komunikimin seksual, pra flasin me njëri-tjetrin për seksin.

Praktikojnë seksin oral.

Janë më të lumtur me marrëdhënien e tyre në përgjithësi.

Praktikojnë ndryshime në aktin seksual.

Dr. Lehmiller shpjegon se çiftet kanë tendencën të mërziten nga rutina seksuale, por janë ndryshimet ato që rizgjojnë interesin për seks.

Çelësi i gjithë kësaj qëndron tek një substancë e quajtur dopaminë. Dopamina është një neuro-transmetues që lidhet drejtpërdrejt me qendrën e kënaqësisë në tru.

Është substanca që na bën të ndihemi mirë. Ajo ngacmohet nga ndryshimet apo risitë që ndodhin, prandaj mundohuni të jeni kreativë kur vjen puna tek pasioni në çift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat