Si ta pastroni pasqyrën pa lënë asnjë gjurmë

Life style

Si ta pastroni pasqyrën pa lënë asnjë gjurmë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Në pasqyra shihen edhe njollat më të imëta, janë shumë të ndjeshme që shpesh mund të jenë irrituese

Pasqyrat e banjës janë më të prirura ndaj papastërtive dhe njollave, sepse për shkak të afërsisë së ujit, mbi to lihen pika, të cilat shndërrohen në njolla irrituese. Sado që t’i fërkoni pasqyrat me leckë, disa njolla mbeten, andaj pastrimi i pasqyrës di të na bëhet puna më e rëndë.

Ju nuk keni nevojë të blini përbërës kimikë për të pastruar pasqyrën. Mjeti më i mirë për pastrim të xhamit të pasqyrës është uthulla.

Pos që ekologjikisht uthulla është e shëndetshme për ambientin, ajo është mjeti më i vjetër dhe më i lirë për pastrim të xhamit.

Për efektin më të mirë të eliminimit të yndyrave dhe njollave të shkaktuara nga uji, qitni uthull në ujë të vakët dhe me të njomni një letër gazete.

Letra e gazetës, pos uthullës edhe më shumë do ta shkëlqejë xhamin, sepse është më e mirë se cilado leckë për eliminimin e njollave.

Nëse keni njolla të yndyrshme në pasqyrë, është më mirë t’i pastroni me detergjent për larjen e enëve, dhe më pas të lani xhamin me uthull, ujë dhe gazetë. E meta e vetme është se gjatë pastrimit, uthulla nuk lë erë të këndshme, por me pak ajrosje pas larjes së pasqyrës dhe ky problem do të zgjidhet.

Këshilla shtesë

Për të parandaluar grumbullimin e avullit në pasqyrë pas dushit, përhapni shkumë rroje në pasqyrë pastaj hidhni një leckë të thatë mikrofibre.

Pas kësaj procedure, pasqyra në banjë nuk do të jetë më e mjegullt, kështu që do të jeni në gjendje të shikoni në pasqyrë direkt pas dushit me ujë të ngrohtë.

Ka shumë pastrues qelqi në shitje, dhe disa prej tyre gjithashtu kanë përbërës toksikë, ndërsa disa ende përdorin përbërës që nuk janë të dëmshëm për mjedisin tonë.

Nëse tashmë po blini një pastrues xhami, do të ishte mirë të blini një produkt ekologjik që nuk është i dëmshëm për mjedisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat