Një fondatinë për çdo tip lëkure; Zbuloni formulën dhe llojin e kremi pudër që ju përshtatet

Life style

Një fondatinë për çdo tip lëkure; Zbuloni formulën dhe llojin e kremi pudër që ju përshtatet

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Kremi pudër është produkti thelbësor i çantës së kozmetikës,  e si rrjedhojë, produkti i bukurisë për të cilin duhet të shpenzojmë më shumë. Cilësia nuk është karakteristika e vetme ndaj së cilës duhet të tregojmë kujdes, por formula,ngjyra që duhet të na shkojë dhe mbi të gjitha përshtatshmëria sipas llojit të lëkurës janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Shpeshherë jemi në dilemë për zgjedhjen e kremit pudër dhe gabojmë ë zgjedhjen e tij, duke përfunduar në një rezultat jo të këndshëm. Living sjell disa sugjerime në mënyrë që të shmangni gabime të tilla.

Lëkurë normale

LIGHTFUSION FOUNDATION

Lëkurat normale zakonisht nuk kanë nevojë për një mbulim të lartë, ndaj për t’i dhënë një nuancë të bukur lëkurës, këshillojmë një krem pudër me pika, me mbulim të lehtë dhe ngjyrë të ngrohtë. Lëkura do të duket e shëndetshme dhe aspak e ngarkuar.

MAKEUP PRIMER

Pas hidratuesit, produkti i parë që kërkon lëkura është primeri. Ai njëtrajtëson lëkurën, redukton poret dhe papërsosmëritë e saj, por edhe rrit qëndrueshmërinë e kremit pudër. Një karakteristikë tjetër e primerit të Rilastil është efekti i lehtë lifting, i cili zbeh rrudhat e mimikës dhe e bën lëkurën të duket më e çlodhur. Mund të përdoret nga të gjitha moshat.

Lëkurë e thatë

 LIFTREPAIR FOUNDATION

Lëkurat e thata kërkojnë hidratim më të thellë. Zgjedhja ideale për këtë tip lëkure është kremi pudër Liftrepair. Ai riparon dhe i jep elasticitet lëkurës, njëkohësisht dhe e mbron nga rrezet e dëmshme, falë SPF 15.

Lëkurë mikse, e yndyrshme

Lëkurat mikse dhe të yndyrshme kanë pore të zgjeruara, falë prodhimit të tepërt të yndyrës. Ato kërkojnë një krem pudër me efekt mat, i cili të mos nxisë prodhimin e aknes (jo komedogjene). Njëkohësisht, do të qëndrojë në lëkurë për një kohë të gjatë.

Dy alternativa nga Rilastil: Mattfusion Foundation dhe Long Lasting Foundation.

Lëkurë me akne dhe shenja

Nëse kërkoni mbulim të lartë, për të mbuluar shenjat në fytyrë, por pa e dëmtuar atë, ne ju këshillojmë CAMOUFLAGE HIGH COVERAGE SPF 30. Ofron mbulim optimal dhe SPF të lartë për të mbrojtur lëkurat e acaruara.

Të gjithë kremrat pudër të Rilastil , nuk i bllokojnë poret, nuk shkaktojnë acarime dhe mund të përdoren edhe për lëkura shumë të ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat