Ja gabimet trashanike që bëjnë femrat kur paketojnë valixhen e pushimeve

Life style

Ja gabimet trashanike që bëjnë femrat kur paketojnë valixhen e pushimeve

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Rregulli nr.1: Nëse nuk e ngrini dot çantën apo valixhen, keni marrë me vete më shumë se ç’duhet!

Fillimisht bëni një listë të gjërave që do të merrni me vete, të cilën mundësisht hartojeni ditë përpara, kështu do të keni kohë për ta riparë apo për të bërë blerjet e fundit

Paketoni më parë gjërat më të mëdha e pastaj ato më të vogla

Përdorni çantat organizuese apo të tualetit

Nëse udhëtoni me një shok/shoqe me të cilin/cilën do të ndani edhe dhomën, disa gjëra nuk është nevoja t’i merrni të dy palët

Po në të njëjtin rast, vlerësoni mundësinë e vendosjes së gjysmës së gjërave të njërit person, në çantën e personit tjetër. Kështu, jeni të mbrojtur edhe nga humbja e ndonjë bagazhi

Lini gjithmonë pak vend për suvenirët, apo gjërat e ngjashme, që mund të keni në kthim

Nëse keni për të marrë me vete këpucë, futni secilën palë më vete, në qese këpucësh, apo diçka që e gjeni më lehtë në shtëpi. Më pas, mund edhe t’i bashkoni me ndihmën e një llastiku gome (parash)

Këpucët apo sandalet janë zakonisht më të vështirat, për shkak të formës apo madhësisë, ndaj, para se t’i merrni me vete, gjithmonë mendohuni mirë:

Ju duhen vërtet të gjitha?!

Shfrytëzoni hapësirën brenda këpucëve apo atleteve, për të futur vogëlsira të ndryshme, sende që mund të dëmtohen lehtë, etj, të cilat, gjithsesi, duhen mbështjellë më përpara.

Vishni gjithmonë, nëse mundeni, këpucët apo sandalet, që ju zënë më shumë vend në çantë.

Gjërat që mund t’ju duhen gjatë rrugës, p.sh. kapele, shall, çadër shiu, triko, etj, vendosini gjithmonë në një xhep të veçantë e të arritshëm lehtësisht.

Nëse keni fëmijë dhe janë të rritur mjaftueshëm, mësojini me kënaqësinë dhe përgjegjësinë e udhëtimit. Kjo do të thotë “çantë me vete” edhe për ta. Për t’u mbushur dhe për t’u ngritur. Vlen, në të njëjtën mënyrë, edhe rregulli i peshës: nëse nuk e mbyllin apo ngrenë lehtësisht, disa lodra duhen hequr. Gjithsesi pesha e çantave të tyre nuk duhet të kalojë 10% të peshës së trupit.

Valixhet me rrota janë një shpikje brilante, por jo gjithmonë të përshtatshme.

Mënyra e paketimit të sendeve të lëngshme (shampove, balsamit, kremrave të ndryshme, etj) është po ashtu e rëndësishme. Në këtë rast disa shishe më të vogla do të zgjidhnin shumë punë. Në fund të fundit, nuk ju nevojitet një shishe shampoje e plotë, për 10 ditë pushime. Prandaj ose hidheni në shishe më të vogla, ose blini versionin e udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat