Pse na duket shkurti kaq i shkurtër? Ka edhe arsye të tjera përpos që zgjatë 28 ditë

Life style

Pse na duket shkurti kaq i shkurtër? Ka edhe arsye të tjera përpos që zgjatë 28 ditë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Të gjithë e kemi menduar ndonjëherë, por i kemi thënë vetës se është thjeshtë fakti që është me të vërtetë më i shkurtër.

Shkurti po që është muaji që kalon më së shpejti, por jo vetëm pse zgjatë 28 ditë.

Arsyet janë të shumta, dhe të gjitha në fakt janë psikologjike dhe emocionale. Njerëzit pavetëdije, e cilësojnë janarin si një muaj të gjatë, të errët dhe të zymtë.

Kjo ndodhë sepse dhjetori është muaji më festiv, të gjithë jemi të lumtur dhe të entuziazmuar për festat e fundvitit, dhe pasi kjo periudhë kalon, njerëzit preken prej asaj që njihet si “depresioni i pas-festave”.

Ky nuk është depresion, por quhet në këtë mënyrë për ta bërë më të lehtë dhe të kuptueshëm për njerëzit. Depresioni i pas-festave vjen kur ne duhet t’i kthehemi jetës reale.

Nuk është se shkurti na duket shumë i shkurtër, por janari na duket shumë i gjatë. Ka shumë faktorë, pra është depresioni i pas-festave, janë mungesat financiare sepse të gjithë kemi shpenzuar shumë gjatë festave, dhe zakonisht rrogat e dhjetorit merren më herët se 1 janari, fakti që e cilësojnë janarin si muajin më të gjatë dhe të zymtë, dhe gjithashtu shkurti është më afër marsit, pra, më afër pranverës.

Marsi është muaji i tranzicionit nga dimri në pranverë, dhe kjo i bënë njerëzit më pozitiv. Kur ke pritshmëri të mira për muajin që vjen pas atij aktual, kohën e percepton më ndryshe.

Do të duket sikur ajo po ecën më shpejtë. Të gjithë njerëzit janë ndjerë se ky janar ka shkuar më shpejt se të tjerët, dhe kjo ka të bëjë më faktin që kemi thuajse një vit që jetojmë në një atmosferë të zymtë.

Prandaj nuk është se e kemi vërejtur shumë depresionin e pas-festave. Por a do të kaloj shkurti edhe më shpejtë? Epo, kjo mbetet të shihet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat