Ora një tregues i statusit social

Life style

Ora një tregues i statusit social

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Ora duket se është shndërruar në një ndër aksesorët më të rëndësishëm dhe njëkohësisht më të kushtueshëm si për femrat ashtu dhe për meshkujt. Përveç anës estetike ora është shndërruar në një tregues social. Përzgjedhja e orës duhet të përkojë me moshën, stilin e veshjes dhe angazhimin e secilit. Krahas veshjes me shije edhe ora e mirë lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një “zonjë apo zotëri të vërtetë” që merr vesh nga eleganca.

Orët e dorës si aksesorë që përdoren nga të dy gjinitë, në çdo kohë e çdo stinë kanë disa karakteristika të cilat duhen pasur parasysh para se të përzgjidhen nga blerësit e tyre.

Ekzistojnë me qindra lloje të modeleve të orëve të dorës, të cilat u përshtaten shijeve të secilit. Por llojet më të kërkuara sa u përket konsumatorëve meshkuj janë modelet më klasike.

Të preferuara janë ato me sipërfaqe të bardhë apo të zezë dhe me rripa të lëkurës.
Sa u përket femrave kërkesat e tyre janë më të komplikuara. Megjithatë preferencat e femrave janë të orientuara drejt orave të mëdha me zinxhir metalik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat