Rreziqet e piercing-ut!

Life style

Rreziqet e piercing-ut!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Sigurohuni që personi tek i cili do bëni piercing-un të jetë profesionist

Buzët, faqet dhe vetë gjuha janë bërë tanimë pjesë të zakonshme të piercing-ut, por midis dashurisë për artin e trupit dhe shëndetit, ndonjëherë duhet të dish cilin të zgjedhësh sepse piercing-u i gjuhës apo zonave që rrethojnë gojën nuk është pa rrezik.

Piercing-uështë i modës. Nuk ka më pjesë të trupit që t’i shpëtojnë, që nga më të zakonshmet: veshët, hunda...e deri tek gjiri dhe organet gjenitale. Në SHBA dhe më disi më pak në Evropë, është bërë e zakonshme në disa mjedise të caktuara që të shpohen gjuha, buzët apo faqet. Por duhet të keni kujdes. Jo vetëm që kjo gjë ju ekspozon ndaj problemeve të zakonshme të piercing-ut, kur ky i fundit nuk bëhet në kushte të mira higjienike, si ndaj rrezikut të mundshëm të transmetimit të një hepatiti B apo C nëpërmjet rrugës së gjakut apo, edhe më keq akoma, të një infeksioni HIV, por ai ju ekspozon edhe ndaj disa rreziqeve të veçanta.

Përveç dhimbjes dhe fryerjes që mund të provokojë një bizhu kur tolerohet keq, mund të ndodhë një rritje e pakëndshme e fluksit të pështymës, madje edhe një hipersensibilitetose një alergji ndaj metalit. Ndonjëherë, piercing-u mund të ndryshojë të folurin, mundësinë për të përtypur e për të kaluar ushqimin si dhe mund të ndikojë në krijimin e një indi të cikatrizuar apo të dëmtojë nervat e gjuhës. Gjithashtu, mund të ndodhin probleme me dhëmbët, si në momentin e realizimit të piercing-ut ashtu edhe kur dhëmbët mund të prekin metalin.

Piercingu i gojës krijon dy rreziqe shumë të mëdha:

Së pari, mundësinë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të fryrjes së grykës apo kapërcimit të bizhusë;

Së dyti, provokimin e hemorragjive të rënda të shkaktuara nga prerja e artereve të gjuhës, sepse ky muskul është shumë i pasur me enë gjaku.

Këtyre problemeve u shtohen edhe rreziqet e infeksioneve, të cilat janë edhe më të mëdha se në pjesët e tjera të trupit. Në gjëndjen e saj natyrale, goja ka bakterie të shumta, kështu që mund të zhvillohen infeksione të ndryshme në rast se bizhuja nuk dizinfektohet paraprakisht.
Në rast problemesh të dhëmbëve, diagnostikimi vështirësohet sepse piercing-u krijon probleme për radiografinë. Atëherë, ndoshta do të duhet të hiqet për të bërë të mundur kryerjen e radiografisë.
Duhet t’u kujtojmë guximtarëve që nuk ngurrojnë t’i hynë kësaj aventure, se kur të hiqet bizhuja, ndoshta do t’u mbetet një vrimë në gjuhë, gjë që duhet pranuar se nuk është gjë e bukur.
E mira është të hiqni dorë nga piercing-u në këtë pjesë kaq të brishtë të organizmit, por në rast se nuk i rezistonidot tundimit të kësaj mode, rekomandohen të paktën disa masa sigurie. Sigurohuni që personi tek i cili do bëni piercing-un të jetë profesionist dhe kërkoni nga ai që të përdorë material të dizinfektuar përpara se të fillojë veprimet. Ky është minimumi i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat