Një rutinë mëngjesi me pesë hapa për t’u ndjerë më produktivë!

Life style

Një rutinë mëngjesi me pesë hapa për t’u ndjerë më produktivë!

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Si e filloni mëngjesin tuaj? Nëse sapo hapni sytë jeni në Instagram, duke parë si po e fillojnë të tjerët mëngjesin, ky mund të jetë një fillim negativ i ditës

Chelsea Elena Touroni, psikologe, thotë:

“Nëse keni një mëngjes të nxituar, nivelet e stresit tuaj ka të ngjarë të rriten në kohën kur filloni të punoni. Kjo ka të ngjarë të ndikojë në nivelet e përqendrimit, produktivitetin dhe cilësinë e punës.”

Për këto arsye, një rutinë mëngjesi duhet me patjetër për ta filluar ditën si duhet, shkruan Who What Wear.

Fillojeni me këto hapa të thjeshtë:

1 – Bëni një listë

Çdo mbrëmje përgatisni një listë me gjërat që keni për të bërë ditën tjetër. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni në kontroll dhe të organizuar.

Në mbrëmje, sugjerohet të përgatisni edhe çfarë do vishni për ditën tjetër.

2 – Merreni ngadalë

Kur të zgjoheni, mos mendoni vetëm për listën e gjatë me detyra që përgatitët në mbrëmje, por merrni pak kohë për të menduar pikërisht atë gjë që e bëni me më shumë qejf gjatë ditës. Kjo do t’ju bëjë të ngriheni nga krevati me më shumë dëshirë. Ndjeni energjinë dhe optimizmin që sjell kjo.

Përpiquni të zgjoheni më herët se zakonisht. Askujt s’i bën mirë ndjenja e nxitimit dhe urgjencës në mëngjes.

3 – Jepini prioritet kujdesit ndaj lëkurës

Niseni ditën duke i dhënë kohën që i duhet kujdesit ndaj lëkurës. Mendojeni këtë si një proces të vogël “meditimi”, një kohë vetëm me ju dhe veten tuaj.

4 – Hani mirë

Edhe nëse s’jeni person mëngjesi, kuptoni se të ushqyerit ndikon në humorin dhe qartësinë mendore. Mendojeni mëngjesin si një “ushqim për trurin” dhe përpiquni të konsumoni diçka me proteina.

5 – Lëvizni

Nëse zgjoheni dhe këmbëngulni të qëndroni në shtrat për 30 minuta apo më shumë, provoni të bëni të kundërtën e saj.

Bëni disa frymëmarrje të thella dhe pak “stretch” për ta filluar ditën mirë, citon Anabel.

Më pas, dilni nga shtëpia. Bëni një ecje të shkurtër, ose një vrap të lehtë. 10 minuta janë mëse të mjaftueshme. Këtë proces sigurohuni ta shoqëroni me muzikën më të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat