Joga kundër plakjes: ushtrimet që parandalojnë rrudhat në fytyrë

Life style

Joga kundër plakjes: ushtrimet që parandalojnë rrudhat në fytyrë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

E ashtuquajtura joga kundër plakjes së fytyrës (Anti-age joga) nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në ekuilibrin e hormoneve të gjëndrave tiroide, që rezulton me përshtatjen e mbarë organizmit.

JOGA PËR FYTYRË

Prej 58 muskujve në fytyrë kryesisht përdorim vetëm tetë në gjuhë, e të tjerët zhduken shkaku i mosaktivitetit të tyre. Kjo sjell plakjen e hershme të lëkurës së fytyrës. Ushtrimet për fytyrë mund t'i bëni sa herë t'ju kujtohet, në mbrëmje apo në mëngjes, e ushtrimet e jogës dy herë në javë japin rezultate më të mira.

KUNDËR VIJAVE HORIZONTALE NË BALLË

Majat e gishtërinjve i vendosim në majë të ballit, nën linjën e flokëve. Relaksojmë muskujt e fytyrës dhe me gishtërinj "ngremë" ballin që të relaksohemi. Këtë e përsërisim për dhjetë herë.

KUNDËR RRUDHAVE VERTIKALE MIDIS VETULLAVE

Gishtat tregues i vendosim në mes të vetullave. Shtyjmë vetullat me gishtërinjtë tregues nga anash, duke u rezistuar muskujve të ballit.

PËR FORCIMIN E BALLIT

Gishtat tregues i vendosim në vetulla. Derisa ngremë lart vetulla, me gishtat tregues i shtyjmë vetullat teposhtë. I mbajmë ashtu duke numëruar deri në dhjetë. Këtë e përsërisim për disa herë.

PËR FORCIMIN E KAPAKËVE TË SYVE

Gishtat e mesëm i vendosim në pjesën e brendshme të syrit, e ata tregues në këndin e jashtëm dhe i shtrëngojmë. Më pas i mbyllim sytë shpejt dhe i hapim.

PËR FORCIMIN E FAQEVE, MJEKRËS DHE NOFULLËS

Shtrihemi në shpinë, lirojmë të gjithë muskujt e trupit. Provojmë që me nofull në vazhdimësi të rrotullojmë kokën në njërën dhe anën tjetër. Hapim gojën duke formuar në O të madhe, më pas zgjerojmë këndet e gojës duke tërhequr buzët drejt dhëmbëve. E përsërisim këtë derisa ta ndjejmë se të gjithë muskujt e gojës po "punojnë".

PËR FYTYRË DHE QAFË

Provoni pozitën e peshkut (matsyasana) dhe kobrës (bhujangasana) dhe rrudhat në fytyrë do të zhduken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat