Rrobat e bardha ju janë zverdhur? Ja sesi t’ua ktheni ngjyrën

Life style

Rrobat e bardha ju janë zverdhur? Ja sesi t’ua ktheni ngjyrën

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Mënyra më e mirë që rrobat e bardha të mbeten të bardha është të kujdeseni për to në mënyrën e duhur

Kjo nënkupton që t’i ndani nga rrobat me ngjyra, ndërsa rrobat shumë të ndotura lani bashkë në mënyrë që të pengoni përhapjen e papastërtisë në pjesët tjera të veshjeve.

Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit dhe mos e mbushni tepër rrobalarësen.

Rrobat e shndritshme lani më rrallë në mënyrë që të ngadalësoni procesin e zbehjes së ngjyrave dhe lani me ujë të ftohtë kur kjo gjë është e mundshme. Para larjes rrobën kthejeni mbrapsht.

Mënyra më e mirë për zbardhje dhe shndritje të rrobave:

1. Zbardhuesi

Përdorni zbardhues me klor vetëm për ngjyra të bardha dhe të lara. Para përdorimit lexoni udhëzimet.

Vërejtje: Zbardhuesi me klor mund të krijojë avull të rrezikshëm në kombinim me uthullën, produktet nga amoniaku apo kimikate të tjera për amvisëri, andaj kurrë mos i kombinoni këto produkte për pastrim.

2. Lëngu i limonit

Shtoni një filxhan lëng limoni në rrobalarëse bashkë me detergjentin. Përdorni këtë lëng vetëm për rroba të bardha, sepse mund të zbardhë ngjyrat e caktuara.

3. Bikarbonat natriumi (Soda e bikarbonatit)

Në fillim të ciklit shtoni sodë bikarbonati bashkë me detergjentin e zakonshëm të lëngshëm për rroba. Nëse përdorni detergjent pluhur, shtoni sodë bikarbonati gjatë ciklit të shpëlarjes.

4. Borat natriumi (boraks)

Ndihmon t’i eliminoni njollat e deodorantit dhe shkëlqen rrobat. Boraksi gjithashtu zbërthen mineralet në ujë në mënyrë që detergjenti të jetë më efektiv.

5. Karbonat natriumi

Karbonati i natriumit ka nivel më të lartë alkaliniteti, gjë që e bën mjet më të fuqishëm për pastrim.

Vërejtje: Mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Nëse bie në kontakt me lëkurën lajeni me themel atë zonë, shkruan Better Homes&Gardens.

6. Uthull e bardhë e distiluar

Shtoni uthull të bardhë të distiluar në vendin ku hidhet zbutësi apo shtoni uthull me dorë në fillim të ciklit të shpëlarjes. Thartira e butë e uthullës në uthull vepron si zbardhues dhe shkëlqyes për rrobat e hirta, të ndotura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat