Hiqni dorë nga dushi me sapun dhe zbuloni çfarë përfiton trupin tuaj

Life style

Hiqni dorë nga dushi me sapun dhe zbuloni çfarë përfiton trupin tuaj

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Jemi mësuar të besojmë se kujdesi i mirë ndaj lëkurës nënkupton një lëkurë të pastër. Sidoqoftë, pastrimi i trupit nga koka te këmbët me sapun mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj. Edhe pse mund të ketë aromë të mirë, sapuni nuk është aspak i dobishëm për lëkurën tuaj.

“Bright Side” zbulon nëse mjafton vetëm uji për të shpëlarë papastërtitë dhe çfarë ndodh kur ndaloni përdorimin e sapunit.

Lëkura juaj do të ndihet më e shëndetshme

Larja me ujë, pa sapun do të ekuilibrojë shtresën mbrojtëse të lëkurës tuaj. Teksa sapuni në mënyrë efektive largon papastërtitë nga trupi juaj, ai gjithashtu mund të prishë ekuilibrin e pH (pehazh) të lëkurës suaj, duke e lënë atë të thatë dhe të irrituar.

Do të shpëtoni nga aroma e pakëndshme e trupit

Ndonëse sapuni do t’ju falë një aromë të freskët dhe tepër të këndshme trupi, e gjitha kjo ndodh për një periudhë tepër afatshkurtër. Në thelb, lëkura juaj sapo është bërë më e prekshme nga bakteret.

Përbërësit e ashpër të sapunit prishin ekuilibrin midis vajrave të lëkurës dhe baktereve që jetojnë në lëkurën tonë, gjë që bën që lëkura të prodhojë akoma më shumë vaj dhe baktere. Sapunët antibakterialë janë veçanërisht të dëmshëm, pasi shkatërrojnë mikrobet e dobishme, përpos atyre të këqija.

Do të ofroni kujdes ndaj pjesëve tuaja intime

Larja sistematike me sapun mund të shkaktojë irritim të zonës gjenitale, e cila çon në probleme të caktuara shëndetësore. Këshillohet të përdorni vetëm ujë të ngrohtë.

Lëkura mund të shpëtojë nga rrudhat për më gjatë

Teksa shumë përbërës që gjenden në sapun kanë për qëllim ta lënë lëkurën tuaj të pastër dhe të freskët, ato në fakt mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi. Sapuni rrezikon të dëmtojë shtresën acidike të lëkurës tuaj, çka përkthehet në puçrra, dermatite dhe rrudha!

Zvogëlon shanset për të pasur mungesë të vitaminës D

Përveç që kontribuojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës, sapunët gjithashtu mund të ndërhyjnë në thithjen e vitaminës D.

Lëkura jonë e kthen energjinë e diellit në vitaminë D dhe disa specialistë të kujdesit shëndetësor rekomandojnë të bëni dush më rrallë, pasi mund të prishë ekuilibrin e lëkurës dhe të largojë pak nga vitamina D.

Sidoqoftë, shumë në komunitetin mjekësor besojnë se vitamina D mbetet në lëkurë edhe pas dushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat