Si t'i riciklojmë kremrat dhe shampot që na kanë skaduar

Life style

Si t'i riciklojmë kremrat dhe shampot që na kanë skaduar

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Vajra, kremrat, shampo flokësh e shampo trupi: sa nga këto produkte të kujdesit personal na skadojnë? 

Çfarë duhet të bëjmë me këto produkte që nuk i përdorni më? Në vend që t’i hidhni posthë, ose t’i lini stok në shtëpi edhe pse e dini që s’do t’i përdorni kurrë, ja disa ide për përdorimin dhe ripërdorimin e tyre.

Produktet me bazë vajore. Falë karakteristikave të tyre të përbërjes, ato janë produkte të përsosura për lustrimin e llojeve të caktuara të materialeve. Prandaj janë ideale për t’u dhënë shkëlqim këpucëve, çantave, madje dhe mobilieve.

Kremrat. Cilëtdo qofshin përbërësit e tyre, për sa kohë nuk i kanë humbur disa prej karakteristikave, nuk janë të padobishëm. Nëse përzihen me sheqer ose me sodë buke, kthehen në produkte të shkëlqyera skrabi ose kremi depilues. Në këtë mënyrë, produkti nuk vjen totalisht i absorbuar nga lëkura.

Kremrat e diellit. Janë një tjetër produkt që mbarojnë me vështirësi dhe i kemi në shtëpi edhe pas skadencë. Janë perfekte për të luciduar produktet prej metali ose lëkure. Janë gjithashtu zgjidhje ideale për të larguar mbetjet e ngjitëseve dhe adezivëve nga çdo lloj sipërfaqeje, ose për të pastruar duar nga bojërat. Nëse produkti nuk ka skaduar, mund ta përdorni edhe thjesht si krem hidratues për trupin ose për majat e flokëve.

Riciklimi i shampove. Edhe nëse preferojmë të mos i përdorim më në trupin tonë, ato mbeten produkte të shkëlqyera pastrimi. Me to mund të lajmë makinën, të brendshmet, furçat e make up-it, produkte të tjera sanitare, e kështu me radhë. Të gjitha produktet joporoze mund të pastrohen shumë mirë falë këtij produkti. Një shampo është gjithashtu zgjidhja perfekt për të hequr njollat e fondatinës nga veshjet, kurse shampot neutro tëfëmjëve mund të përodren për të larë pulovrat e leshta dhe për t’u rikthyer lavdinë e mëparshme.

Baslami është një tjetër produkt me ciëlsi të rëndësishme. Prandaj, kur nuk përdoret më për të zbutur flokët, është ideal për të zbutur rrobat. Mund ta përdorni në vendin e amorbidentit në lavatrice.

Një tjetër zgjidhje, është riciklimi i shisheve plastikte të këtyre produkteve. Me to mund të krijoni sende të dobishme e të thjeshta, të lira, argëtuese dhe ekonomike të cilat ua bëjnë më të thjeshtë jetën në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat