5 arsye të forta pse duhet ta përdorësh vajin e kokosit në dimër

Life style

5 arsye të forta pse duhet ta përdorësh vajin e kokosit në dimër

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Vaji i kokosit, vitet e fundit është bërë një prej produkteve më të mira që duhet ta kesh brenda dhe jashtë kuzhinës. Por sidomos për lëkurën është një nga miqtë më të mirë në sezonin e ftohtë.

Në një kohë kur temperaturat sa vijnë e ulen më shumë, ndoshta ke filluar t’i vëresh shenjat e para të të ftohtit në lëkurë. Fytyrat delikate, por në fakt të gjitha, shfaqin probleme në dimër, thahen, skuqen dhe dehidratohen. Një prej produkteve më të mira për të cilin ia vlen të investosh në periudhën e ftohtë të dimrit është vaji i kokosit.

Kuron lëkurën e thatë

Nëse ke lëkurë të thatë, përdor vazhdimisht vaj kokosi. Lëkura e thatë në dimër, shpeshherë shfaq probleme, sidomos pas larjes. Ajri i ftohtë e acaron edhe më shumë. Pas dushit, thaje fytyrën me një peshqir të butë dhe apliko vajin e kokosit duke e masazhuar me mollëzat e gishtave të gjithë fytyrën, në mënyrë që vaji të depërtojë më thellë në lëkurë. 1/4 e lugës së gjellës është e mjaftueshme për të gjithë fytyrën. Mbaje për 5-10 minuta duke e masazhuar derisa fytyra ta ketë përthithur të gjithë masën.

Është një hidratues i shkëlqyer

Duke qenë një produkt 100 për qind organik, vaji i kokosit është një produkt që rekomandohet gjithmonë si një prej hidratantëve më të mirë. Sa më shpesh ta përdorësh, aq më të shkëlqyeshme do ta ndiesh lëkurën. Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme si dhe me vitaminë E, përbërës që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe hidratimin e saj në thellësi.

Lufton shejat e plakjes

Benefitet e vajit të kokosit janë të njohura edhe për të luftuar rrudhat. I pasur më kolagjen, atë mund ta përdorësh si një prej rigjeneruesve më të mirë jo vetëm për fytyrën, por edhe për skalpin. Lëkura shfaq shumë probleme gjatë stinës së dimrit, ndaj vaji i kokosit duhet bërë pjesë e rutinës.

Përdoret si esfoliant: Vajin e kokosit mund ta përdorësh edhe si scrub për lëkurën duke e përzier me produkte të tjera natyrale si kripë të trashë ose edhe sheqer për të pastruar qelizat e vdekura.

Lip për buzët: edhe kjo mënyrë është fare e thjeshtë. Gjatë dimrit buzët e e ?ara kanë një kurë natyrale si vaji i kokosit, të cilin mund ta përdorësh para çdo buzëkuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat