Përdoreni këtë truk: Në këtë temperaturë aparatet e klimës shpenzojnë më pak energji elektrike!

Life style

Përdoreni këtë truk: Në këtë temperaturë aparatet e klimës shpenzojnë më pak energji elektrike!

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Sistemi për freskim të lokaleve më efikas është kur punon me kapacitet të plotë.

Shpenzimi i tepërt i  energjisë elektrike jo vetëm që kushton shumë, por shkakton edhe djegie më të madhe të qymyrit dhe të karburanteve të tjera fosile, gjë që u kontribuon ndryshimeve globale klimatike.

Për këtë shkak është me rëndësi të dini se në ç’mënyrë mund të përdorni aparatet e klimës për të kursyer maksimalisht energjinë elektrike.

Mbase ju duket si shpenzim i panevojshëm i energjisë elektrike kur e aktivizoni dhe e çaktivizoni aparatin e klimës, mirëpo në atë mënyrë pikërisht do të shpenzoni sasi dukshëm më të madhe të parave, ndërkaq aparatet e klimës në atë mënyrë do të punojnë më mirë.

Në të vërtetë, sistemi për freskimin e lokaleve është më efikas kur punon me kapacitet të plotë, sesa kur punon në periudha të shkurtra me shpejtësi më të vogël për t’u mbajtur temperatura konstante gjatë tërë ditës.

Veç kësaj, kur aparati i klimës punon me shpejtësi të plotë, më mirë do ta eliminojë lagështinë nga shtëpia juaj.

Energjinë elektrike mund ta kurseni edhe nëse termostati në aparatin e klimës rregullohet në temperaturë të lartë (dallimi midis temperaturës në lokal dhe temperaturës jashtë, nuk bën të jetë më e madhe se 7 deri në 10 gradë).

Sipas disa të dhënave, aparati i klimës shpenzon 3 deri në 5 për qind më pak energji elektrike me çdo shkallë më të lartë në termostat.

Për kursim maksimal të energjisë, aparatin e klimës lëreni të punojnë në 26 e më lart gradë celsius derisa nuk jeni në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat