Kjo është ngjyra e thonjve që po preferojnë të gjithë momentalisht

Life style

Kjo është ngjyra e thonjve që po preferojnë të gjithë momentalisht

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse preferoni thonjtë e gjatë, të shkurtër apo në gjatësi mesatare, rëndësi ka që duhet të jeni gjithmonë “in” me ngjyrat e sezonit. Këto kohë, ka një ngjyrë thonjsh që po dominon dhe duket se është e përshtatshme për çdo stinë. Ju mund të jeni duke menduar për të kuqen klasike apo edhe rozën e lehtë, por po ju themi se asnjëra nga këto ngjyra nuk është aq e preferuar sa nuancat e bezhës në thonj. Të gjitha tonet e kësaj ngjyre mund t’i keni parë në thonjtë e shumë personazheve të famshëm.

Nëse nuk është ngjyra juaj e preferuar, ju sigurojmë që do të bëhet. Fillimisht duam t’ju këshillojmë që të mos e mendoni bezhën si një ngjyrë të mërzitshme. Kjo nuancë neutrale është një element kryesor klasik që bën gjithmonë diferencën. Gjithashtu ka dhjetëra variacione për t'iu përshtatur çdo toni të lëkurës ose preference.

Hidhuni një sy këtyre nuancave bezhë të thonjve, sugjeruar nga Who What Wear, për të realizuar manikyrin më elegant deri më tani.

Bezhë e thellë

Bezhë transparente

Bezhë tradicionale

Bezhë Ombré

Art thonjsh bezhë

Bezhë me logo

Bezhë me dizenjo minimaliste

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat