7 gjërat që mund t'i bëni me mikrovalën që nuk kanë lidhje me ushqimin

Life style

7 gjërat që mund t'i bëni me mikrovalën që nuk kanë lidhje me ushqimin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Ndonëse mikrovala ka rreze elektromagnetike, ajo është një pajisje që gjendet thuajse në çdo shtëpi. Nëse deri tani e keni përdorur vetëm për të ngrohur ushqimin apo për të gatuar diçka. Living do të listojë më poshtë disa përdorime të tjera të kësaj pajisjeje. Pse të mos e përdorim energjinë e saj efikase për detyra të tjera shtëpiake?

1. Hiqni ngjitëset e fëmijëve nga materialet e ndryshme, ose një pullë nga një letër a zarf
Mjafton të lyeni pak vulën apo ngjitëset e fëmijeve me ujë dhe ta vendosni në mikrovale për 15 sekonda.
2. Zbusni kuleçët e ëmbël, pastat apo bukën duke i future për 10 sekonda në mikrovalë. Pasi t’i nxirrni ato do të jenë të buta dhe të ngrohta.
3.Përpara se të shtrydhni në limon apo portokall futeni në mikrovalë për 20 sekonda. Nga kjo gjë ju do të përfitoni më shumë lëng.
4.Si ta pastroni mikrovalën
Shtrydhni disa lëng limoni në një tas me ujë të freskët dhe në të vendosni gjysmë limoni. Ndizeni mikorvalën për 4 minuta dhe lini acidin e limonit të veprojë. Do të shohni se si yndyra do të jetë shkirë nga paretet e mikrovalës dhe mjafton ta fshini me një copë.
5. Hiqni çumçakëzin e ngjitur nga rrobat
Ngrohni pak uthull molle në mikrovalë dhe me atë fshini çumçakëzin e ngjitur në rroba. Do të shihni që do të largohet pa mundim.
6. Përpara se të prisni qepën, për të shmangur lotët, futeni këtë të fundit në mikrovalë për 30 sekonda.
7. Dizinfektoni sfungjerët
Lyeni sfuyngjerët me lëng limoni dhe ngrohini në mikrovalë për 60 sekonda. 99.9% e mikrobeve do të jenë eleminuar nga sfungjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat