Si të zbusni çarçafët e vjetër me një metodë 100% natyrale

Life style

Si të zbusni çarçafët e vjetër me një metodë 100% natyrale

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Çarçafët janë një pjesë shumë e rëndësishme e shtrojës e cila është çdo ditë në kontakt me lëkurën, si pasojë përthith sekrecionet vaginale dhe ato menstruale, djersën, mbledh baktere dhe mikroorganizma të pluhurit etj. Për këtë asrye i duhet kushtuar shumë rëndësi larjes së tyre, lexoni sa shpesh duhen larë çarçafët dhe këllëfët e dyshekut dhe si të keni çarçafë të bardhë akull.

 Higjiena e mirë e çarçafëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e gjumit, por edhe mund t'i prishë ata. Edhe pse mund të përdorni çarçafë prej pambuku ose fanellatë, pas disa kohësh krijojnë buba dhe bëhen shumë të ashpër aq sa ju duket sikur po flini mbi letër zmerili.

Kjo ndodh si pasojë e sasisë së tepërt të klorit në ujë, përmbajtjes kimike të detergjentëve dhe zbutësve aspak cilësore,si dhe mungesës së hekurosjes. Por ju mund t’i riktheni sërish në gjendjen e mëparshme me një truk shumë të thjeshtë dhe ekonomik.

Përbërësit:

200 ml uthull të bardhë rrushi, 50 gr sodë buke, ujë i ngrohtë dhe 5 lugë gjelle qumësht. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe ruani masën në një shishe. Pasi të keni larë çarçafët, palosini dhe futini në një legen ku keni hedhur paraprakisht zbutësin e mësipërm dhe lërini për një ose dy orë.

Ose mund të hidhni përmbajtjen në një shishe dhe ta përdorni direkt në lavatriçe gjatë shpëlarjes së fundit. Gjithashtu mund të krijoni këtë zbutës 100% natyral dhe ta përdorni për të gjitha veshjet, lexoni si të përgatisni zbutës rrobash natyral.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat