Sirtarët e vjetër; Ka pafund mënyra për t’i ricikluar

Life style

Sirtarët e vjetër; Ka pafund mënyra për t’i ricikluar

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Foto Ilustrim

Një sirtar i vjetër të cilin nuk e përdorni më, ose sirtarët e dollapit që keni zëvendësuar në dhomën e gjumit, mund të shndërrohen në objekte të tjera të dobishme. Mjafton të keni dëshirë, pak fantazi dhe do të argëtoheni me këto proces riciklimi kreativ, duke e bërë arredimin e shtëpisë të veçantë dhe shumë origjinal.

Le të shohim së bashku disa ide origjinale të ripërdorimit të sirtarëve të vjetër:

· Një sirtar i vjetër mund të bëhet një raft muri për banjën, me një dozë ‘shaby’.

· Një sirtar i vjetër mund të transformohet në një mbajtëse origjinale lulesh ose bimësh.

· Sirtarin tuaj të vjetër mund ta ktheni edhe në një mbajtëse bizhuterish të fiksuar në mur ku mund të varni varëset, byrzylykët dhe të vendosni edhe mini-vazo për të mbajtur unazat, spilat dhe objekte të tjera të vogla.

· Sirtarët e vjetër mund t’i ktheni edhe në rafte muri për dhomat e fëmijëve, ku ata mund të vendosin librat dhe t’i pikturojnë sipas dëshirës.

· Një sirtar i vjetër mund të kthehet në vendin e preferuar të kafshës suaj shtëpiake, mjafton të vendosni një jastëk në të.

· Një sirtar i ricikluar mund të jetë një ide shumë glamour për tabakanë me të cilën mund të hani mëngjesin në shtrat ose në mbrëmje.

·Sirtarët e vjetër mund të transformohen edhe në mbajtës lodrash për fëmijët dhe mund t’i sistemoni poshtë shtratit të tyre.

· Nëse janë të mëdhenj, mund të shndërrohen në një tavolinë origjinale për sallonin. Mund t’i vendosni edhe një xham sipër.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat