Zbut simptomat e depresionit dhe nervozizmit: Sa duhet të lexojmë në ditë?

Life style

Zbut simptomat e depresionit dhe nervozizmit: Sa duhet të lexojmë në ditë?

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Leximi rekomandohet si zgjidhje për eliminimin e nervozizmit, pagjumësisë, por ul rrezikun edhe nga disa sëmundje.

Për të mbajtur trurin tuaj në formë deri në pleqëri, është e nevojshme të lexoni rregullisht, tregon hulumtimi i Universitetit të Chicago.

Sipas këtij hulumtimi, njerëzit të cilët lexojnë kanë për një të tretën rrezik më të vogël nga shfaqja e demencias dhe Alchajmerit në pleqëri.

Leximi është mënyra më e mirë për eliminimin e stresit. Pra, njerëzit në këtë mënyrë më shumë relaksohen se kur dëgjojnë muzikë apo kur dalin për të shëtitur.  Vetëm gjashtë minuta është e mjaftueshme për këtë efekt. Lexoni, lexoni, lexoni…!

Leximi para se të flini gjumë është mënyrë e shkëlqyeshme për të fjetur, sepse ul nivelin e hormonit të stresit në gjak. Gjithashtu, duke lexuar libra të zhanreve të ndryshme, do të arrini ide të ndryshme të cilat do të nxisin kreativitetin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat