Njihuni me gruan që të famshmit e telefonojnë në momentet e tyre më të vështira

Life style

Njihuni me gruan që të famshmit e telefonojnë në momentet e tyre më të vështira

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:01
Judy Smith

Judy Smith mban një çantë të veçantë për veshjen e saj. Brenda ka një kuti tualeti, një kostum të bardhë, pantallona të bardha rezervë (ajo e vesh shumë ngjyrën e bardhë), një palë këpucë dhe pasaportën.

Ajo e quan çantën e saj ‘go bag’, duke mbajtur gjithçka që i nevojitet nëse një klient i panikosur e thërret në mes të natës. Shpesh i sigurojnë një aeroplan privat, që avokatja 62-vjeçare të shkojë tek ata.

Gjatë tre dekadave që Smith ka punuar në menaxhimin e konflikteve, ajo ka ndihmuar klientë të panumërt të profilit të lartë, nga reperë të famshëm deri tek CEO të globit. Detyra e saj: të sigurojë që, pavarësisht nga skandali, reputacioni i tyre të dalë i paprekur. Ajo ishte në krah të Angelina Jolie në divorcin e saj të hidhur nga Brad Pitt, duke u siguruar që marka Jolie të mos ishte e kompromentuar.

Image

Smith punoi në prapaskenë për të vlerësuar çdo ndikim të mundshëm në marrëveshjet e studios së filmit të aktores dhe punën e saj filantropike, duke ndihmuar në koordinimin e gjithë kësaj me një strategji të zgjuar PR, ndërsa, më e ngutshmja, duke u siguruar që reputacioni i Jolie ishte i pandotur.

Smith është njeriu që shpëtoi karrierën e ASAP Rocky kur u akuzua për sulm seksual dhe ishte në krah të Monica Leëinsky-t kur shpërtheu skandali i lidhjes së saj dhe Bill Clinton, në atë kohë president i Shteteve të Bashkuara.

Së fundmi ka punuar edhe me fushatën “Black Lives Matter”, si një grua me ngjyrë e ka ndjerë detyrë ligjore dhe morale. Po, ajo është e butë dhe e dashur me klientët e saj, por në sallën e gjyqit mbetet një profesioniste me përvojë që nuk i kursen pyetjet për të mbrojtur klientët e saj.

Image

Nëse të duket frymëzuese e gjithë historia e saj, e tillë është. Ndaj edhe “Scandals” është krijuar. Personazhi kryesor mishëron pikërisht atë, Judy Smith. Smith zgjidhi konfliktin e saj të parë në moshën shtatë vjeç kur në rrugicën e lagjes së saj. Duke parë prapa, ajo kupton se zgjidhja e problemeve dhe krizave është një pjesë e lindur e saj.

“Unë gjithmonë e kam bërë; gjithmonë është ndjerë organike për mua. Është pjesë e ADN-së time”.

Përvoja e Smith për të rregulluar konfliktet e njerëzve të tjerë për më shumë se 30 vjet – si dhe aftësia e saj për t’u marrë me çdo lloj personi, shpesh kur ata janë në gjendjen e tyre më të keqe – do të thotë se ajo është mësuar me një presion të lartë të vazhdueshëm.

Image

‘Unë jam duke e shijuar jetën time. E dua atë që bëj, kam një pasion për të. Nuk kam menduar ende për pensionin, por do ju njoftoj. Stresi i të tjerëve nuk ndikon tek unë. Në një konflikt, ju duhet të jeni të qetë dhe të qëndrueshëm, që njerëzit të kuptojnë se ju e keni zgjidhur çështjen e tyre – ata nuk duhet të shqetësohen. Kjo është e rëndësishme”.

Rregulli kryesor i Smith është: ‘më trego gjithçka’. Megjithatë ajo është e vetëdijshme që shpesh e vërteta del me faza. Nuk del njëherësh. Ajo e di se është e vështirë që dikush që sapo të ka takuar të të thotë gjithë të këqijat që ka bërë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat