Të duash dhe të dashurosh, a janë e njëjta gjë?

Life style

Të duash dhe të dashurosh, a janë e njëjta gjë?

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Të duash dhe të dashurosh janë të dyja ndjenja të mrekullueshme, por të ndryshme.

Saint-Exupéry përmes veprës së “Princit të vogël” na dhuron një pasazh të bukur që sot po jua propozojmë me qëllimin për të hedhur dritë mbi këtë realitet emocional që na përket të gjithëve.

'Të dashuroj', – tha Princi i vogël

'Edhe unë të dua', – u përgjigj trëndafili.

'Por nuk është e njëjta gjë', – ia ktheu ai. – 'Të duash do të thotë të zotërosh diçka nga dikush. Do të thotë të kërkosh tek të tjerët atë që mbush pritshmëritë personale. Të duash do të thotë që të dëshirosh diçka që nuk na përket për t’u plotësuar. Të duash do të thotë të shpresosh, të lidhësh gjërat me personat sipas nevojave. Nëse duam dikë, kemi disa pritshmëri. Nëse personi tjetër nuk na jep atë që presim, mbetemi keq.'

'Të dashurosh është t’i lejosh tjetrit të jetë i lumtur edhe atëherë kur rruga e tij është e ndryshme nga e jona. Është një ndjenjë pa interes që lind nga vullneti i të dhuruarit, i të vetëofruarit plotësisht nga thellësia e zemrës.

Për këtë arsye dashuria nuk do të jetë kurrë një burim vuajtjeje. Kur një njëri thotë që ka vuajtur nga dashuria, në fakt ka vuajtur nga të dashurit. Nëse dashurohet vërtet, nuk mund të ndihesh keq, sepse nuk pret asgjë nga tjetri. Kur dashurojmë e ofrojmë veten tonë pa kërkuar asgjë në këmbim, për faktin e vetëm të kënaqësisë së “të dhënit”.

Të dashurosh do të thotë të bësh një kërcim në boshllëk, t’ia besosh jetën dhe shpirtin atij që dashuron. Shpirti nuk mund të dëmshpërblehet.

Dashuria shkon përtej mërive, betejave dhe gabimeve dhe nuk është prezente vetëm në momente të gëzueshme. Të dashurosh do të thotë të besosh plotësisht, do të thotë që nuk do të ndryshojmë me kalimin e kohës, as përmes stuhive dhe as përmes dimrave. Dhe për ta shkëmbyer gjithë këtë dashuri lipset të hapësh zemrën pa asnjë kusht, pa asnjë pritshmëri.'

'Tani e kuptova', – u përgjigj trëndafili pas një pause të gjatë.

'Më e mira është ta jetosh', – e këshilloi Princi i vogël.

Një shembull tjetër: Nëse e do një lule, e këput dhe e merr me vete. Nëse e dashuron, përkundrazi e ujit çdo ditë dhe kujdesesh për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat