Qentë nuk i duan përqafimet tona !!

Life style

Qentë nuk i duan përqafimet tona !!

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Nëse qenushi juaj ndihet i trembur mos e përqafoni. Gjeni një mënyrë tjetër për t'i shprehur dashurinë katërputrakut tuaj.

Sipas një studimi  nga Universiteti British Columbia qentë i urrejnë përqafimet. Nëse mendoni se një veprim i tillë i qetëson, nuk është e vërtetë. Sipas Dr Coren, kur qentë ndihen të kërcënuar, ata nuk kafshojnë, por duan të vrapojnë, të largohen.

Nëse ju i detyroni të qëndrojnë vetëm për t'i dhënë një përqafim, mos e bëni më. Ky veprim rrit nivelin e stresit tek kafsha juaj.


Për t'jua bërë sa më të besueshme, Dr. Coren mblodhi 250 fotografi të njerëzve duke përqafuar qentë e tyre dhe ajo çfarë vuri re është për t'u habitur. Qentë shprehnin shenja të ankthit e nervozizmit. Dr. Coren pohoi se në 81.6 për qind të fotografive qentë shfaqnin ndjesi negative dhe vetëm në 7.6 për qind të fotografive qentë ishin të gëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat