A ndjeni vërtetë dhimbje fizike kur iu thyhet zemra? Shkenca thotë se po

Life style

A ndjeni vërtetë dhimbje fizike kur iu thyhet zemra? Shkenca thotë se po

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Shkenca pas zemrave të thyera.

Sado që nuk na pëlqen, thyerja e zemrës është pjesë e zakonshme e të qenit njeri, shkruan lajmi.net.

Të gjithë e kanë kaluar ndonjëherë, dhe mund të themi se të gjithë duan ta shmangin. Zemërthyer mund të ndjeheni nga humbja e dikujt apo diçka që e kemi dashur shumë, qoftë romantike apo shoqërore, familjare, profesionale etj.

Një zemër e thyer mund të shkaktoj shumë stres, sidomos nëse humbja është e papritur. Ky stres ndikon më mënyrën që ndjehemi emocionalisht dhe fizikisht. Mund të duhen javë, muaj ose edhe vite për tu shëruar.

Edhe pse ka shumë që duhet akoma të zbulohet rreth mënyrës se si ndikon një zemër e thyer në gjendjen fizike, shkenca ka zbuluar disa arsye pse ndodhë kjo.

Pse iu dhemb kaq shumë?

Studimet tregojnë se truri e regjistron dhimbjen emocionale të një zemre të thyer njësoj si dhimbjen fizike, prandaj mund të ndjeheni sikur jeni me të vërtetë në dhimbje, shkruan lajmi.net.

Zemërthyera gjithashtu prodhon hormone për të rënë në dashuri dhe për të humbur ndjenjat për dikë. Dashuria mund të jetë shumë e ngjashme me varësinë, sepse hormonet që liron truri kur lidheni pas dikujt janë dopamina dhe oksitocina.

Por kur iu thyhet zemra truri i zëvendëson këto hormone me hormonin e stresit, kortisol. Ky hormon nxitë ndjenjën e ankthit, të përziera, aknet dhe shtimin e peshës.

Një zemër e thyer sipas mjekësisë

Takotsubo kardiomiopati është emri mjekësorë për sindromën që shkaktohet nga një zemërthyerje. Stresi emocional akut, qoftë pozitiv apo negativ, mund të shkaktoj që ventikula e majrtë e zemrës të paralizohet, duke shkaktuar të njëjtat simptoma si sulmi në zemër.

Kjo shoqërohet me dhimbje të madhe të gjoksit, krahëve dhe shpatullave, vështirësi në frymëmarrje, marramendje, humbje e vetëdijes, dhe të vjella, shkruan lajmi.net.

Lajmi i mirë është që nuk lë pasoja permanente si sulmi në zemër, mirëpo shumë njerëz mendojnë që është sulm në zemër i vërtetë, duke shkaktuar shumë stres.

Si të shëroni një zemër të thyer?

Kjo ndryshon nga personi dhe rrethanat, mirëpo ka disa metoda shkencore për ta tejkaluar. Këshillat më të mira janë:

Hani shëndetshëm

Ushtroni

Mos u distanconi nga miqtë dhe familja

Dilni më shumë

Kaloni kohë me njerëz suportiv dhe pozitiv

Mbani mend, për të shëruar një zemër të thyer, asgjë nuk ndihmon më shumë se koha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat