Rrëfehet gruaja: U trondita kur zbulova që burri po më tradhtonte me...

Life style

Rrëfehet gruaja: U trondita kur zbulova që burri po më tradhtonte me...

Nga: B.S Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Ilustrim

Një grua 52 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se burri i saj 53 vjeçar, e ka tradhtuar atë, derisa ka bërë seks me gra që ka njohur përmes një aplikacioni në internet, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se ai fillimisht e ka mohuar, por më pas ajo ka zbuluar se ai e bënte këtë prej dy vitesh.

Gruaja ka thënë se ai e ka fshirë aplikacionin dhe ka premtuar se nuk do ta bëjë më këtë, por që ajo nuk i beson.

Rrëfimi i plotë i saj:

I dashuri im po luan edhe jashtë lidhjes sonë.

Ai ka shkëmbyer mesazhe me vajza tjera në një website për njohje, derisa i kam parë mesazhet dhe fotot nudo që ka dërguar, që duket se ka bërë seks me njërën.

Kur ia thash këtë, partneri im e mohoi por kur i shikova mesazhet, dukej sikur ai këtë e bënte prej 2 vitesh.

Ai më ka kërkuar falje dhe ka premtuar se nuk do të kthehet tek ato femra. Ai e ka fshirë dhe aplikacionin nga telefoni.

Por gjëja që më ka tërbuar është se ai më ka fajësuar mua për syrin e tij gjarpërues.

Dy vjet më parë, po kaloja menopauzën dhe nuk kishte shumë kontakte fizike mes nesh.

Unë jam 52 dhe partneri im është 53. Ne kemi qenë së bashku për tetë vjet dhe përgjithësisht kemi një marrëdhënie të mirë, prandaj u trondita kur zbulova se çfarë kishte bërë ai.

Ai më siguron se dëshiron të rindërtojë marrëdhëniet tona, por unë nuk jam aq e sigurt.

Përgjigja e psikologes:

Menopauza sigurisht që ndikon në dëshirën seksuale të grave, por shpesh fajësohet kur problemet reale kanë filluar më herët.

Po, partneri juaj gaboi që ju tradhtoi. Por të dy duhet të pranoni që gabimet do të jenë bërë.

Ju nuk mund ta ruani marrëdhënien tuaj nëse ai nuk është penduar vërtet.

Flisni me të se si mund ta forconi jetën tuaj seksuale së bashku./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat