“Me sa partnerë ke fjetur?”- Mëso nëse je “seksualisht shumë konservator”

Life style

“Me sa partnerë ke fjetur?”- Mëso nëse je “seksualisht shumë konservator”

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Ilustrim

Pyetja më e sikletshme në çdo marrëdhënie: “Sa është numri?”, ose “Me sa partnerë ke fjetur?”. Për të gjetur numrin mesatar të partnerëve që ka pasur një person dhe njëkohësisht edhe ndjesitë për këtë temë, një studim i kohëve të fundit ka anketuar më shumë se 2,000 njerëz në SHBA dhe Evropë.

Nga studimi, mesatarja amerikane ka shkuar deri në 7.2 partnerë, ndërsa mesatarja evropiane 6.2, sipas “Cosmopolitan”.

Në vende të ndryshme të Amerikës, kjo mesatare lëviz duke shënuar edhe vlera ekstreme. Kështu, fillon me 2.6 në Utah, deri në 15.7, në Louisiana, ndërsa në Evropë nga 5.4 në Itali, në 7.0 në Angli.

Sondazhi, gjithashtu, u kërkoi pjesëmarrësve të thonë se cilin numër ata e konsiderojnë “të kujdesshëm”, kur përballen me një pyetje të tillë.

Femrat u përgjigjën 15.2, ndërsa meshkujt thanë 14. Megjithatë, të dyja gjinitë ranë dakord për “numrin ideal” të partnerëve që dikush mund të ketë në jetën e tij, 7.5 (femra) dhe 7.5 (meshkuj).

Së fundi, kur u pyetën se ç’numër mendojnë se është “seksualisht shumë konservator”, Franca, Portugalia, SHBA, Britania e Madhe dhe Italia raportuan dy.

Ndërsa Austria ishte e qartë, duke thënë se numri shtatë i partnerëve seksualë është “i kujdesshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat