Harresa është shenjë e inteligjencës së lartë

Life style

Harresa është shenjë e inteligjencës së lartë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Të harruarit, shpeshherë, është lidhur me mungesë inteligjencën, sipas praktikës së përditshme.

Megjithatë një studim i kryer nga Universiteti i Torontos pretendon të kundërtën. Sipas tyre, memoria e fortë është një aset i mbivlerësuar, derisa harresa mund të jetë një përfitim inteligjence, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme për trurin që të harrojë informacione jo-relevante dhe, në vend të kësaj, të fokusohet në vendime të rëndësishme”, potencoi profesori Blake Richland, kryesuesi i hulumtimit.

Profesori Richards dhe Paul Frankland propozuan që memorja të shfrytëzohet për të optimizuar vendimmarrjen duke ruajtur informacione të vlefshme dhe duke lënë gjërat e tjera të parëndësishme të kalojnë në harresë.

Ata thonë se ky aspekt i harresës është ndoshta një ndihmë për ne më shumë se një pengesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat