Ju pëlqen era e tokës pasi bie shi? Kjo dukuri ka një emër

Life style

Ju pëlqen era e tokës pasi bie shi? Kjo dukuri ka një emër

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Era e shiut dhe e tokës së lagur mund të sjellin një ndjenjë kënaqësie të pamohueshme. Çfarë është ajo që provokon këtë lloj lehtësimi që përjetojmë kur pikat e para të shiut fillojnë të bien dhe gjithçka duket e freskët?

Shqisa e nuhatjes, truri dhe kujtesa janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ka të ngjarë që të gjithëve t’ju ketë ndodhur: Ju po ecni në rrugë dhe papritmas pushtoheni nga një aromë e caktuar.

Petrichor – Një fjalë magjike

Në vitin 1964, 2 gjeologë australianë shpikët këtë term për t'iu referuar një fenomeni që ata kishin zbuluar. Gjatë sezonit të thatë, bimët nxjerrin një vaj aromatik të thithur nga sipërfaqja e shkëmbinjve të thatë dhe tokës, i cili lirohet në ajër kur bie në kontakt me ujin. Kështu, kur një thatësirë zgjat për një kohë të gjatë, akumulohet më shumë vaj dhe aroma forcohet kur shiu më në fund vjen.

Një aromë e prodhuar nga bakteret

Një aromë e veçantë prodhohet kur vajra të caktuara në ajër kombinohen me një substancë tjetër: Geosmin. Kjo substancë prodhohet nga një grup bakteresh dhe disa kërpudhave që banojnë në tokë që janë të perceptueshme vetëm kur toka është e lagur.

Studimet kanë zbuluar se nuhatja jonë është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj geosminës. Disa njerëz mund ta zbulojnë edhe në përqendrime shumë të ulëta. Kjo shpjegon pse mund ta nuhasim atë aromë, edhe kur nuk bie shi atje ku jemi, megjithëse, mund të jetë duke rënë shi në zonat e afërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat