Gjërat që duhet thënë fëmijës tuaj çdo ditë

Life style

Gjërat që duhet thënë fëmijës tuaj çdo ditë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Ilustrim

Përpos informatave të ndryshme dhe këshillave që ju duhet ti jepni fëmijës tuaj, janë disa gjëra që ju duhet ti thoni atij/asaj çdo ditë.

1. Je shumë i sjellshëm; Psikologët sugjerojnë që ju ti tregoni fëmijës tuaj se sa të sjellshëm janë çdo ditë, sepse do të ketë impakt të madh gjatë zhvillimit të tyre, kështu duke i bërë edhe më të sjellshëm se që janë.

2. Të lutëm dhe faleminderit; Fjalët magjike që gjithmonë duhet thënë fëmijëve për çdo gjë që ata bëjnë. Këto dy fjalë janë kryesoret për t’iu dhënë respekt atyre dhe për të marrë respekt nga ta.

3. Më fal; Ndoshta kjo fjalë nuk do të jetë në fjalorin tuaj çdo ditë, mirëpo është mirë të praktikohet kur ndonjë gabim ndodhë nga ana juaj. Të rriturit gabojnë gjithashtu, dhe ky mund të ipet si mësim për fëmijën tuaj, që përgjegjësitë duhet pranuar.

4. Më pëlqen kur…; Përdorni frazat si kjo më lartë, p.sh më pëlqen kur ti bën detyrat e shtëpisë në kohë. Kjo inkurajon fëmijët që mos ti lënë punët në gjysmë dhe ta përfundojë detyrën që i është dhënë sa më mirë.

5. Jam i/e lumtur që të kam; Tregoni fëmijës tuaj se sa të lumtur e me fat ndiheni që keni për fëmijë atë, kjo do ti bëjë ata të ndihen edhe më mirë dhe të mësohen të shprehin dashurinë që kanë.

6. Ti mund ta bësh këtë; Kjo shprehje me siguri që do t’i ndihmojë fëmijës tuaj të kuptojë se me shumë punë dhe përkushtim mund të arrihet çdo gjë. Ndihmojeni atë duke i dhënë kurajo për të vazhduar më tutje, pra duke besuar në të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat