Çfarë nëse ëndrrat e juaja nuk shkojnë sipas planit?

Life style

Çfarë nëse ëndrrat e juaja nuk shkojnë sipas planit?

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:49
Ilustrim

Çfarë nëse ëndrrat e juaja nuk shkojnë sipas planit?

Ne jetojmë në një botë ku na imponohet të “ndjekim ëndrrat e juaja.” Nga një moshë e hershme jemi të mësuar për ti ndjekur ato. Na është thënë se ëndrrat tona janë provë që jeta po na thërret. Dhe na u është premtuar se duke u përgjigjur kësaj thirrjeje do të jetë një ndër sfidat më të mëdha por edhe çelësi i suksesit.

Por çfarë nëse kjo nuk është e vërtetë?

Çfarë nëse sfida më e madhe në jetën tonë nuk është puna e vështirë dhe sakrifica për të sjellur suksesin tonë?

Çka nëse pas gjithë kësaj sfide, suksesi nuk do të vijë kurrë?

Çfarë nëse ëndrrat tona nuk realizohen kurrë?

Si të pajtohemi me humbjen?

E vërteta është se është e vështirë të investojmë në vetën tonë nëse shpërblimi nuk shihet. Është e vështirë të mundohemi të mbushim një rezervuar me ujë nëse nuk e shohim se sa është mbushur. Është tunduese të heqim dorë me dëshirë nëse asgjë nuk shkon sipas planit tonë.

Dhe prapë. Qëllimi ynë kurrë nuk shkon sipas një skripte të caktuar.

Kur kthehemi prapa në kohë, mund të shohim se disa nga sukseset më të mëdha erdhën si pasojë e diçkaje të “keqe”.

Pra shokë, nëse sot po ndiheni pa kurajo, ose të lodhur duke kërkuar diçka që nuk po shihni rezultat të ecë për së mbari – fitoni zemër!

Nuk është fokusi ai që duhet ndryshuar, por planet e juaja.

S’është shpresa ajo që duhet të ju shtyjë, por pritjet.

Nuk janë qëllimet ato që duhet lënë, por ideat se si duhet arritur qëllimet e juaja.

Sepse ëndrrat e juaja nuk janë plani për të arritur suksesin. Ato janë shenja se qëllimi juaj ka një puls! Një provë që jeta ka kuptim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat