Meshkujt me mjekër, sy kafe dhe shpatulla të gjera, më të preferuarit në shtrat

Life style

Meshkujt me mjekër, sy kafe dhe shpatulla të gjera, më të preferuarit në shtrat

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Mjekra është tipari më i pëlqyer tek një mashkull për femrat. Në Britaninë e Madhe u anketuan 4.500 gra të cilave ju kërkua të rendisin tiparet fizike të burrave me të cilët ato kanë patur marrëdhënie më të mirë seksuale.

73% e tyre u përgjigjën se partneri tyre më i mirë seksual kishte mjekër. Argumenti është se mjekra i bën burrat të duken më të pjekur, mashkullorë dhe dominantë në dhomën e gjumit.

Kur bëhet fjalë për tërheqjen fizike, preferencat ndryshojnë. Por shumica dërrmuese e grave të anketuara thanë se sytë kafe janë gjithashtu tërheqëse.

Meshkujt me piercing renditen të tretët, me 70% e grave që votuan për ta, kurse ata me shpatulla të gjera e me tatuazh janë po ashtu të preferuar. Kjo thuhet se i bën burrat më tërheqës dhe të mendohet se kanë një nivel testosteroni më të lartë. 36% e femrave futën në listë edhe meshkujt me vetulla të trasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat