Flokë të dobët që ju bien vazhdimisht? Ja si t’i rigjeneroni në mënyrë natyrale

Life style

Flokë të dobët që ju bien vazhdimisht? Ja si t’i rigjeneroni në mënyrë natyrale

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:05
Ilustrim

Rënia e flokëve është një problem më vete për të gjithë.  Kjo mund të vijë pas problemeve shëndetësore apo psikologjike që njerëzit mund të kenë përjetuar.

Ja disa nga metodat efektive për të ruajtur flokët tuaj, e madje për t’i bërë më të shëndetshëm ato.

1. Konsumoni ushqime që stimulojnë rritjen e flokëve

Dietat jo të shëndetshme ndikojnë shumë në rënien e flokëve. Konsumimi i ushqimeve të duhura mund të ndryshojë këtë situatë. Ushqime të shkëlqyera që nxisin rritjen e flokëve janë: vezët, spinaqi, salmoni, avokado dhe mishi.

2. Kontrolloni nivelet e vitaminës D

Këshillimi me mjekun dhe kontrollet e vazhdueshme, janë të rëndësishme. Përdorimi i suplementeve të vitaminës D, mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ekspozimi ndaj diellit do të t’ju ndihmojë të trajtoni rënien e flokëve më shpejt sesa e prisni.

3. Përdorni lëng qepësh

Lëngu i qepës së bashku me copat e tij, është një ndihmë mjaft efikase për flokët. Lëngu i qepës përmban lëndë ushqyese, të cilat kur aplikohen në flokë, janë të dobishme për gjëndrat. Ajo kushtëzon dhe nxit rritjen e flokëve.

4. Përdorni maska me kombinime të ndryshme vajrash

Maskat me kombinime të ndryshme të vajrave ndihmojnë për të hequr tensionin dhe për të nxitur rritjen e flokëve në qelizat e lëkurës. Për këtë mund të përdorni vajin e rozmarinës, barbarozës dhe xhelin e Aloe Vera.

5. Shmangni krehjen e flokëve kur janë të lagura

Krehja e flokëve menjëherë pasi t’i keni larë mund të shkaktojë dëme të mëdha. Nëse ju e bëni shpesh këtë veprim, kjo mund të sjellë rënie të flokëve. Shmangni krehjen dhe lini flokët të thahen, më pas përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë dhe një furçë të butë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat