Femrat me jetë të bujshme seksuale gjithmonë i bëjnë këto gjëra

Life style

Femrat me jetë të bujshme seksuale gjithmonë i bëjnë këto gjëra

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Ka femra të cilat janë të mbushura me vetëbesim seksual dhe të cilat, kur është fjala për seksin, asgjë nuk ia lënë rastësisë, posaçërisht kur bëhet fjalë për arritjen e orgazmës së tyre

Dr. Laura Berman, eksperte për marrëdhënie dashurore dhe edukatore seksi, thotë se çdo femër duhet t’u kushtojë vëmendje tri gjërave që të ndihen më të sigurta në dhomën e gjumit – për gjëra të tilla kujdesen femrat me një jetë fantastike seksuale,

Ato kujdesen për flokët e veta

Besuat jo po jo, kujdesi për dukjen dhe cilësinë e flokëve ndikon shumë në jetën seksuale. Kjo e ngre vetëbesimin, sepse gruaja ndihet më femërore, më e bukur dhe më e pasionuar.

Një studim i fundit zbuloi se një në tre gra heq dorë nga takimi me një burrë nëse nuk është e kënaqur me flokët e saj.

– Në shoqëri, konsiderohet e bukur dhe e dëshirueshme të keni flokë me shkëlqim dhe të trashë, lëkurë të pastër dhe sy të ndritshëm, të gjitha këto janë shenja të shëndetit riprodhues. Kjo tregon se gruaja është e shëndetshme dhe e gjallë – thotë Dr. Berman.

Ato i tregojnë partnerit të tyre se çfarë duan

Berman thotë se shumica e njerëzve pikërisht nuk i njohin mirë gjenitalet femërore, madje as vetë femrat.

– Vërtet jam shumë tronditur sa femra nuk e dinë ku e kanë klitorin – ka zbuluar ajo, transmeton Reader’s digest.

Ajo u propozon femrave të marrin një pasqyrë dhe të njihen me vagjinën e tyre. Pastaj të preken dhe t’i kushtojnë kujdes se si ndihen, gjë që është posaçërisht mirë.

– Nuk mund të shprehem mjaftueshëm se sa është e rëndësishme të njohësh çdo pëllëmbë të trupit tuaj. Kur të dini më shumë për veten tuaj, do të jeni në gjendje të zbuloni se çfarë ju eksiton. Pas kësaj, ju do të dini saktësisht se si t’i tregoni partnerit tuaj ku dhe si t’ju prekë. Padyshim që është një moment intim – këshillon Dr. Berman.

Ato marrin kontrollin ndaj orgazmës vetjake

– Meshkujt shpesh marrin arsimim seksual nga pornografia. Kjo është e trishtueshme, por e vërtetë. Kjo do të thotë se ata dinë të kenë një pamje të deformuar të asaj që eksiton.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, shumë gra nuk thonë çfarë duan dhe çfarë nuk bëjnë gjatë seksit – thotë kjo eksperte.

Ajo shton se shumë gra që ka takuar nuk dëshirojnë ta lëndojnë partnerin e tyre kur shohin se sa përpjekje bëjnë në shtrat, edhe nëse nuk e shijojnë shumë. Kjo rezulton që ata të jenë në gjendje të aktrojnë orgazmën dhe dalin nga e gjithë kjo histori të pakënaqur.

– Aktrimi i orgazmës i bën më shumë dëm marrëdhënies sesa dobi. Gratë që nuk kanë pasur kurrë orgazëm më thonë: “Kjo do të ndodhë kur të takoj burrin e duhur”. Por nuk shkon në atë mënyrë. Arritja e orgazmës tuaj është diçka për të cilën çdo grua duhet të kujdeset. Meqenëse shumë nuk mund të arrijnë kulmin me depërtimin, ka mundësi të tjera. Lodrat seksi janë opsioni më i thjeshtë – shpjegon Dr. Berman. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat