Të famshmet na këshillojnë për bukurinë

Life style

Të famshmet na këshillojnë për bukurinë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:31
Rihanna

Të famshmet hollivudiane mund të kenë ndikim të mirë edhe të keq. Mund të merrni shumë mësime bukurie nga disa e derisa disa të tjera nuk duhet t'i shikoni asnjëherë F atmirësisht duke i shikuar të famshmet ju mund të merrni shumë këshilla të mira për t'u dukur bukur gjatë tërë kohës. Ja disa nga të yjet më të famshme dhe rekomandimet e tyre për rutinën tuaj të bukurisë. Do të mahniteni nga pamja që do të fitoni.

GWYNETH PALTROW

Ajo ka luajtur në shumë filma dhe gjithmonë ia del të duket bukur në secilin prej tyre. Ajo thotë që flokët e saj të gjatë e të dendur dhe lëkura e saj me shkëlqim vijnë nga ngrënia e një llojllojshmërie të pemëve dhe perimeve si shtesë ndaj ushqimeve të tjera të shëndetshme. Ajo gjithashtu e ka pranuar që merr vitamina gjatë tërë kohës.

RIHANNA

Rihanna ka qenë në kryetituj shumë herë dhe ka ruajtur dinjitetin e saj gjatë tërë kësaj kohe. Një nga arsyet pse ajo ka kaq shumë vëmendje është lëkura e saj me shkëlqim. Ajo thotë që edhe ju mund ta arrini këtë duke pushuar mjaftueshëm dhe duke pirë shumë ujë. Ajo përdor edhe theksues të artë dhe bronzues në mollëzat e saj çdo ditë.

CHARLIZE THERON

Përkundër moshës së saj reale, ajo gjithmonë duket e freskët dhe e re. Ka një arsye për këtë. Charlize përdor një bazë në lëkurën e saj, e cila i ndihmon të krijojë një lëkurë të njëtrajtshme, të gatshme për pjesën tjetër të grimit. Në fakt ajo përdor nganjëherë edhe dy apo tri baza të ndryshme një mbi një.

REESE WITHERSPOON

Reese Witherspoon është një nga favoritet për ato që kanë flokë të dobët. Ajo përdor një truk që t'i bëjë flokët t'i duken më të dendur, duke i ndarë anash dhe kjo vërtet funksionon. Preferohet gjithashtu që të përdorni një vaj ushqyes në flokët tuaj sa më shpesh që mundeni.

EMMA STONE

Emma gjithmonë na këshillon që të dukemi sa më natyrale. Ajo ka flokë të natyrshëm të valëzuar. Sidoqoftë edhe pse herë pas here ajo i drejton ato, në pjesën më të madhe të kohës ajo i mban flokët natyral të valëzuar dhe në të dyja rastet duket e mahnitshme.

JESSICA ALBA

Jessica jo vetëm që bën atë që mundet për të ndihmuar ambientin dhe për ta bërë botën një vend më të mirë për ne por ajo ka edhe këshilla të mira të bukurisë. Pa dyshim ju keni dëgjuar për rëndësinë e mbajtjes së kremit për mbrojtje nga dielli. Jessica e ndjek këtë këshillë dhe ju këshillon që nëse dëshironi të dukeni e nxirë, të përdorni një sprej e jo të skuqeni në diell. Në këtë mënyrë ju mund të arrini shkëlqimin e lëkurës pa e rrezikuar shëndetin.

RASHIDA JONES

Rashida kujdeset për lëkurën e saj nëpërmjet trajtimeve të rregullta të fytyrës duke përfshirë këtu edhe tretmanet me oksigjen. Kjo praktikë ia hidraton lëkurën dhe ndihmon në krijimin e një pamjeje më rinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat