Ka vetëm 1 rregull që duhet zbatuar nëse doni ta merrni veten nga ndarja

Life style

Ka vetëm 1 rregull që duhet zbatuar nëse doni ta merrni veten nga ndarja

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:53
Ilustrim

Rregulli i artë pas ndarjes është sa i thjeshtë aq edhe i pazbatueshëm: Zero kontakt me ish-in! ~Zero kontakte~ nënkupton; asnjë mesazh, telefonatë, block nëpër rrjete sociale dhe asnjë përndjekje përmes adresa false. Sipas ekspertëve, praktikimi i këtij rregulli është shumë efektiv pasi të lejon të uleni vetëm me dhimbjen tuaj duke mos lejuar që asnjë grimcë zemrës së thyer të mbushet përkohësisht me dikë tjetër.

Mungesa e kontaktit me ish-partnerin do t'ju ndihmojë të pranoni dhimbjen, ta kaloni atë dhe gradualisht të krijoni vend për diçka të re në jetën tuaj.

Eshtë e thjeshtë t'i mbushësh mendjen vetes se duke folur me të gjatë gjithë kohës, mund të ketë ende shpresë dhe se gjërat janë njësoj si para ndarjes, por jo. Ky ngushëllim i përkohshëm bën dëm në periudha afatgjata. Të refuzosh të pranosh se kjo marrëdhënie ka marrë fund nuk do t'ju bëjë asnjë nder veçse të zgjasë dhimbjen e ndarjes. Nëse filloni të jetoni dhe të mësoheni pa prezencën e tij/saj në jetën tuaj, gjërat do të jenë më të thjeshta.

E kuptojmë që mund të jetë shumë e vështirë të bllokosh numrin e ish-it, ta heqësh atë nga rrjetet sociale bashkë me gjithë njerëzit që lidhen me të, por në fund të ditës do t'ja vlejë. Hapi i parë i (zero kontakt) është më i vështiri, por të paktën s'do t'ju duhet të gënjeni veten.

E dimë që në të tilla raste është email-i që papritur të surprizon, por rezistoni. Sipas ekspertëve s'duhet të ktheheni pas vetëm sepse ndjeni që ju mungon, kujtoni që u ndatë një arsye. Sigurisht ndjekja e një rregulli si ky s'është diçka e lehtë për t'u bërë pasi duhet vullnet i fortë dhe vendosmëri- aq më tepër nëse ti dhe ai frekuentoni të njëjtin bar.

Tani, nëse s'jua bën dora dhe zemra t'i fshini numrin apo t'i bëni block, bëni diçka tjetër. Para se ish-i toksik të kthehet, ndërroni numrin e telefonit ashtu siç premtuat! Eshtë hapi i parë drejt lumturisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat