Psikopatët nuk janë vetëm vrasës, dhe një prej tyre mund të jeni edhe ju nëse keni këto tipare

Life style

Psikopatët nuk janë vetëm vrasës, dhe një prej tyre mund të jeni edhe ju nëse keni këto tipare

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

10 tiparet dalluese të psikopatëve.

Të gjithë kur dëgjojnë fjalën psikopat mendojnë për atë personin e rrezikshëm që keni parë në filma, që bënë krime dhe është vrasës

Mirëpo ju deri më sot keni takuar ndonjë psikopat, edhe pse nuk  e keni ditur. Edhe pse sipas psikologjisë vetëm 1% e popullsisë janë psikopat, në vitet e fundit shifrat janë rritur.

Për të mësuar se çfarë tipare ka një psikopat dhe se a jeni një prej tyre, ne kemi mbledhur tiparet dalluese të psikopatëve.

Mungesa e empatisë. Psikopatët janë kaq të ndryshëm nga njerëzit e tjerë sepse kanë paaftësi për të ndjerë keqardhje, besim ose falje. Ata gjithashtu e përdorin dobësinë e të tjerëve. Ata nuk mendohen dy herë para se të lëndojnë dikë.

Janë manipulues shumë të aftë. Këta njerëz nuk kanë kufij në manipulim. Do të përdorin këdo dhe çfarëdo për të arritur qëllimet e veta dhe interesohen vetëm për veten.

Papërgjegjësia dhe impulsiviteti. Psikopatët nuk mendojnë fare për veprimet e veta. Çfarë ata duan ka gjithmonë më shumë rëndësi sesa çfarë duan të tjerët. Ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për gabimet e veta kurrë dhe do të fajësojnë ty gjithmonë.

Janë narcizist. Ky tip i njerëzve janë shumë narcizist në një mënyrë shumë të keqe. Ata janë të bindur se janë superiorë ndaj të tjerëve dhe nuk interesohen për askënd

Janë gënjeshtarë patologjik. Kjo do të thotë se gënjejnë pa nevojë. Janë të pafytyrë dhe veprimet e tyre nuk përshtaten fare me çfarë ata thonë. As nuk përpiqen të fshehin faktin që gënjejnë.

Janë shumë sharmant në sipërfaqe. Psikopatët mund të jenë shumë sharmant. Shumë njerëz nuk e kuptojnë që kjo është vetëm një maskë. Dinë të bëjnë për vete të gjithë, dhe po biseduat me ta për rreth gjysmë ore, do të fitojnë zemrën tuaj. Mirëpo kurrë nuk janë të sinqertë.

Nuk ndjenjë pendim. Ata mendojnë se rregullat e sjelljes, morali dhe ligjet janë të panevojshme. Ata vjedhin, thyejnë rregulla, mashtrojnë të tjerët pa u ndjerë në faj fare. Në fakt, ata e shijojnë shumë këtë.

Kanë nevojë vazhdimisht për ndodhi interesante. Ata nuk duan një jetë monotone. Çdo gjë iu mërzitet lehtë dhe janë në gjendje të bëjnë edhe gjëra të tmerrshme për të ndjerë emocion.

Janë agresiv dhe ngacmues. Kjo mund të vërehet në moshë të re kur ata keqtrajtojnë moshatarët e vetë. Teksa rriten viktima bëhen miqtë, kolegët dhe fqinjët. Ata kërkojnë njerëz të butë dhe të pambrojtur për t’i keqtrajtuar.

Janë të etur për fuqi. Kjo është ëndrra e të gjithë psikopatëve. Ata duan autoritet, por pa e merituar dhe pa u munduar. Ata duan të kontrollojnë të gjithë dhe pa ndonjë fakt objektiv, por vetëm se si ata duan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat