Nëse mund ta zgjidhni këtë problem matematikor, inteligjenca juaj është në një nivel të lakmueshëm

Life style

Nëse mund ta zgjidhni këtë problem matematikor, inteligjenca juaj është në një nivel të lakmueshëm

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Kjo enigmë është pak më e vështirë. Nuk është çështje gjetja e disa detajeve të fshehura, por duhet të testoni mendjen tuaj

A keni vullnet për t’u marrë me matematikë? Atëherë ne kemi detyrën e duhur për ju!

Por ne gjithashtu kemi një këshillë të vogël: Zgjidhja më e dukshme është e gabuar!

Ne vërtet jemi të interesuar se sa kohë ju duhet për ta zgjidhur saktësisht detyrën…

Detyra:

Një limon dhe një ananas së bashku kushtojnë 1.60 euro. Ananasi kushton 1 euro më shumë se limoni. Sa kushton një limon?

Zgjidhja:

Shumica fillojnë të zgjidhin intuitivisht dhe sa hap e mbyll sytë del se një limon kushton 60 centë. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë.

Ju kujtojmë: Ananasi dhe limoni së bashku kushtojnë 1.60 euro. Nëse një limon kushton 60 centë, dhe një ananas është një euro më i shtrenjtë (pra kushton 1.60 euro), atëherë shuma totale për ananasin dhe limonin do të ishte 2.20 euro.

Kujdes: Nëse ju duhet pak më shumë kohë për të menduar, atëherë ndaloni së lexuari këtu dhe mendoni pak më shumë, sepse zgjidhja është pak më poshtë…

Kështu llogaritet:

Një limon ka shumën e X, dhe një ananas kushton një euro më shumë.

Kështu që limoni kushton X + 1.

Kur shtohet së bashku, limoni dhe ananasi kushtojnë së bashku 1,60; prandaj X + (X+1) = 1,6

2X + 1 = 1,6
2X = 0,6
X = 0,3

Pra, përgjigjja e vërtetë është 30 centë! Sa kohë ju është nevojitur?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat