“Mos u përpiq të mbash dikë që nuk të do më”, 4 rregullat e arta të dashurisë

Life style

“Mos u përpiq të mbash dikë që nuk të do më”, 4 rregullat e arta të dashurisë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Dashuria jo gjithmonë përfundon në lidhje…

Jeta është mjaft e vështirë, dhe do të ishte shumë më lehtë nëse do të kishim një manual që na ndihmon të zgjedhim problemet më lehtë.

Mirëpo fatkeqësisht, kjo nuk ndodh. Një prej problemeve më të vështira për t’i gjetur një zgjidhje, duket të jetë dashuria.

Por edhe dashuria ka disa rregulla që nuk duhet të thyhen kurrë nëse doni të keni një lidhje stabile, ose thjesht të merrni një përgjigje.

1-Nuk mund të bëni askënd t’ju dojë. Askush nuk është i obliguar t’ju kthejë ndjenjat e njëjta që keni ju për ta. As ju nuk do mund të bënit të njëjtën. Trajtoni ndjenjat dhe zgjedhjet e dikujt me respekt dhe bëhu person më i mirë. Ata duhet të zgjedhin vetë se a ju duan apo jo.

2-Nëse të duan, do ta ndjesh. Të gjithë kanë pak a shumë një ide se si do të sillet dikush që ju do. Ju do ta dalloni nëse dikush ju veçon nga të tjerët, kalon kohë me ty, të respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja. Nëse ata nuk kanë kohë për ty, ata nuk të duan.

3-Që të duash dikë tjetër, duhet të duash veten si fillim. Të duash veten nuk do të thotë të vësh një kurorë dhe të quash veten mbret të botës. Do të thotë të mos i vësh të tjerët para vetes, të respektoshë veten dhe të kujdesesh për veten. Dashuria për veten të lejon të mos shkelësh dinjitetin tënd asnjëherë. Nëse ju nuk keni respekt për veten, nuk do të keni respekt për të tjerët.

4-Mos u përpiq të mbash dikë që nuk ju do më. Ky është një gabim i zakontë. Sado e ashpër që mund të tingëllojë, askush nuk është i detyruar t’ju dojë përgjithmonë. Nuk ka lidhje se a keni qenë bashkë 2 javë apo 20 vjet. Nëse ndjenjat humbin, atëherë lëreni të shkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat