8 gjëra që çdo nënë e re bën kur mërzitet gjatë gjithë ditës brenda shtëpisë

Life style

8 gjëra që çdo nënë e re bën kur mërzitet gjatë gjithë ditës brenda shtëpisë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:19
Ilustrim

Të bëhesh nënë është diçka e mrekullueshme, por të rrish gjithë ditën brenda në shtëpi jo dhe aq. Kush e ka provuar e di: muajt e parë shoqërohen me një lloj monotonie, që çfarëdo të bësh, është shumë e vështirë ta shtysh. Argëtimi yt i vetëm (përveç përkëdheljeve të kursyera se ke frikë se e lodh bebin) mbeten gjërat më poshtë:

1. Të lexosh çdo lloj libri për fëmijë nga 2-3 herë, edhe pse bebushit tënd s’ia ndjen

Këshillohet t’u lexosh libra fëmijëve që kur janë shumë të vegjël. Kështu, meqë ke 10 orë për të shtyrë, përse të mos lexosh ndonjë libër me ilustrime? Vërtet bebushin tënd e zë gjumi sa hap faqen e parë, po ty fillojnë të duken vërtet interesante historitë me lepurushin?

2. Të vësh bebin në karrocë, ta heqësh nga karroca.

Ta vësh në krevat, ta ngresh nga krevati dhe ta vësh prapë në karrocë. Ta heqësh nga karroca dhe ta marrësh hopa. Ta vësh prapë në krevat dhe pastaj prapë në karrocë dhe pastaj prapë hopa...100 herë në ditë.

3. Të mundohesh të dalësh për shëtitje me bebushin tënd

Dhe pastaj të ndjesh pelenat që kundërmojnë dhe të futesh prapë në shtëpi t’ia ndërrosh duke hequr dorë nga dalja.

4. Të flasësh me çdo person të mundshëm në WhatsApp

Shoqet e tua bëhen këshillueset zyrtare për çdo gjë ndodh me beben, sado e vogël qoftë. Je në çdo moment në Whatsapp duke shkruar mesazhe me motrat më të mëdha dhe mundësisht, je edhe pjesëtare aktive e grupeve të shoqeve të fakultetit që janë bërë shumica nëna dhe çoni video të bebushëve tuaj teksa qajnë me të madhe.

5. Të mos lahesh vetë aq shpesh sa lan beben

Ti mund të kesh 3 ditë pa u larë (kur je në dush të kap tmerri ç’mund të jetë duke bërë bebi yt andej), por bebushi është xixë, xixë gjithmonë. Dushi i bebes është një argëtim më vete.

6. Të rrish në Facebook me orë të tëra derisa të hysh në depresion kur shikon shokët e tu që vazhdojnë bëjnë jetë qejfi

Asgjë s’do ta ndërroje me ndjesinë e të qenit nënë, por dreqi e mori, edhe ti je njeri dhe ke dëshira!

7.T’i bësh bebes 1565245 foto çdo ditë

Ajo fytyrë e adhurueshme që të vjen ta hash! 

8. Të hash çdo gjë të mundshme përveç një vakti për të qenë

Kur sapo ke lindur, e ke shtëpinë plot ushqime; ca t’i ka sjellë mamaja që tani ka marrë pamjen tipike të gjyshes së shqetësuar, ca miqtë që të vijnë ndonjëherë për vizitë duke mos harruar të sjellin me vete gjithë sektorin e ëmbëlsirave të supermarketit. Biskotat e konservuara paskan qenë shumë të shijshme!

Nuk i privon më asgjë vetes; ha sa herë të hahet dhe ndonjëherë edhe kur s’të hahet, se nuk mund t’i mohosh veten edhe kënaqësinë e ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat