“Më tradhtoi me të paktën 30 burra të tjerë”- Ky djalë tregon se si u mashtrua për muaj me radhë nga partneri i tij

Life style

“Më tradhtoi me të paktën 30 burra të tjerë”- Ky djalë tregon se si u mashtrua për muaj me radhë nga partneri i tij

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar homoseksual ka rrëfyer historinë e tij për “Dear Deidre” të “The Sun”, pasi partneri e ka tradhtuar me të paktën 30 burra të tjerë si rezultat i varësisë nga seksi.

“E adhurova të dashurin tim për katër vite, por tani nuk mund ta duroj. Ai thotë se është i varur nga seksi dhe më tregoi se më tradhton me të paktën 30 burra të tjerë. Kur e mendoj sjelljen e tij, duhet ta kisha kuptuar me kohë se po më gënjente.

Në u takuam në një aplikacion për takime mes homoseksualëve kur ai ishte 28 vjeç dhe unë 30. Dy javë më vonë udhëtova nga Londra drejt Newcastle për ta takuar.

Ne kaluam një natë të mrekullueshme, por pasi shkoi në dhomë, u kthye i mërzitur dhe më tregoi se ishte abuzuar seksualisht.

Dy muaj më parë, ai pranoi se e gjitha ishte një gënjeshtër. Ai më gënjeu sepse kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër dhe e dinte se nuk do të ishte në gjendje të bënte dush para se të flinte me mua.

Ai tani është larguar. Ndihem i lënduar dhe që atëherë nuk kam fjetur rehat”.

Pas këtij rrëfimi, “Dear Deidre” tha:

“Ju mundeni dhe duhet ta mblidhni veten sërish. Kur njerëzit gënjejnë dhe shkojnë me të tjerë, do të thotë që kanë vetëvlerësim të ulët dhe prandaj e shohin si diçka argëtuese dhe i ndihmon për të larguar mendjen.

Jini të sigurt se ky ishte problemi i tij dhe ju nuk keni asnjë faj dhe as jeni shkak për rrjedhën që morën gjërat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat