6 gabimet e përditshme që çojnë në shfaqjen e gushës së varur, ja pse duhet t'i eliminoni

Life style

6 gabimet e përditshme që çojnë në shfaqjen e gushës së varur, ja pse duhet t'i eliminoni

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Gusha është zakonisht e para që tregon shenja të plakjes. Ky është fakt i mirënjohur. Kjo për shkak se lëkura është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit dhe për më tepër, ajo ka më pak gjëndra vaji. Kjo është arsyeja pse humbet elasticitetin më shpejt. Për fat të mirë, është e mundur të luftosh në mënyrë efektive ndryshimet në lidhje me moshën.

Disa këshilla të njohura që mund të parandalojnë plakjen dhe ta bëjnë gushën tuaj të qëndrojë më e re.

1. E TEPRONI ME PARFUMIN: Parfumet përmbajnë alkool dhe aromatizues të ndryshëm që thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike. Nëse jeni mësuar të rifreskoni parfumin gjatë ditës, është më mirë ta aplikoni vetëm në kyçet e dorës.

2. MBANI AKSESORË TË RËNDË: Është më mirë t'i përdorni varëset e rënda vetëm në raste të veçanta, sepse ato tërheqin lëkurën.

3. NUK KUJDESENI PËR POSTURËN (QËNDRIMIN) TUAJ:  Para së gjithash, një pozicion i keq mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës dhe qafës. Së dyti, për shkak të lakimit të vazhdueshëm, rrudhat mund të shfaqen dhe nuk janë të lehta për t'u hequr qafe.

4.NUK HIDRATONI RREGULLISHT LËKURËN: Shumë gra harrojnë që qafa, ashtu si fytyra, duhet të hidratohet rregullisht. Ju nuk keni nevojë për locion të veçantë pasi kremi juaj i rregullt i fytyrës do të jetë po aq i mirë edhe për qafën. Ju duhet t'i kushtoni vëmendje mënyrës sesi e aplikoni, sepse është e rëndësishme të lëvizni gishtat butësisht lart.

5. NUK HANI UDHQIME ME ACIDE YNDYORE DHE VITAMINË C: Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën elastike. Kjo është arsyeja pse është mirë të përfshini më shumë agrumet, domatet dhe manaferrat në dietën tuaj. Është gjithashtu mirë të hani më shumë produkte të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6: vaj ulliri, peshk yndyror, arra dhe avokado. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës nga brenda.

6. NUK BËNI USHTRIME: Për të arritur rezultate më të mira, kryeni ushtrime 1-2 herë në ditë. Edhe ushtrimet e rregullta fizike përmirësojnë rrjedhën e gjakut dhe pasurojnë lëkurën me oksigjen, duke e bërë atë më elastike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat